Në deklaratën e mallit në një dyqan këpucësh si vend i prejardhjes shënohet “Ferizaj, Republika e Kosovës”, shkruan “Danas”
Ndoshta Serbia zyrtare ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet, por shembulli i një dyqani të këpucëve në qendër të Beogradit, i cili blerësve të tij u ofron edhe mall në deklaratën e të cilit si vend i prejardhjes është Republika e Kosovës – tregon se tregtarët vendës nuk e kanë problem këtë, shkruan gazeta beogradase “Danas” në ballinën e numrit të sotëm.
Kështu – shkruan më tej gazeta – në njërin prej dyqaneve beogradase të këpucëve, mund të blihen këpucët e prodhuesit Geris nga Ferizaj nga Kosova, transmeton gazetametro.net.
Pos emrit të artikullit dhe të dhënave tjera mbi përbërjen në këtë rast konkret të pantoflave për femra, mënyrës së ruajtjes, në deklaratë si vend i prejardhjes shënohet “Ferizaj, Republika e Kosovës”.
Ministri i tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajic i ka thënë gazetës se malli me këto shenja nuk do të guxonte të shfaqet në dyqane dhe i fton konsumatorët që rastet e tilla t’ia paraqesin inspeksionit në mënyrë që të mund të regojnë./gazetametro.net