Loading…

Republika e Tretё e Albin Kurtit – Autoritarizëm, autokraci, thyerje e shkelje ligji! Nacionalsocializёm apo Realpolitik? Apo thjesht mashtrim?!

  • Nga

  • BLERIM CANAJ

  • 04/01/2023 | 16:15

Republika e Tretё e Albin Kurtit – Autoritarizëm, autokraci, thyerje e shkelje ligji! Nacionalsocializёm apo Realpolitik? Apo thjesht mashtrim?!

Qё politikanët përdorin populizmin për mashtrim, deri mё tani janë ofruar qindra analiza. Krejt kjo, kur dihet qё populizmi definohet si një politikё demagogjike e formësuar nga oportunizmi i cili qëllim ka dramatizimin e gjendjes politike për tё fituar favorin e masës (gjithmonë nё raport me zgjedhjet). Nё “Encyclopedia of Democracy” populizmi definohet si një “lëvizje politike e cila i thekson – nё kundërshtim me një elitë tё privilegjuar – interesat, tiparet kulturore dhe ndjesitë spontane tё popullit tё thjesht. E tek “Staatslexikon” tё “Görres-Gesellschaft” theksohet se edhe pse fokusi i populistёve mbetet gjithmonë tek populli dhe ata (pra, populistёt) duke krijuar një “dichotomy” nё mes popullit dhe elitës promovojnë propagandën se fuqia i takon popullit, apo se ajo duhet tё i kthehet atij, edhe mё tutje mbetet tejet e diskutueshme se a janë populistёt ata qё me tё vërtet tentojnë tё mbrojnë sovranitetin e popullit. Përpos kësaj, ёshtё shumë e zakonshme qё populistёt tё paraqiten si figura udhëheqëse tё “zërit tё popullit” dhe premtojnë qё ata do tё kenë fokus pikërisht dëshirën e popullit.


Shkruan: Blerim Canaj

Po i njëjti leksikon veprimin populist e sheh si fenomen shumëdimensional i cili përmbledhë tri dimensione kryesore tё politikës tё cilat jo domosdoshmërisht funksionojnë nё mënyrë sinkrone apo koherente, përkatësisht ideologjinë, komunikimin dhe organizimin. Ideologjia nё fakt nuk ёshtё një ideologji e plotë por sjell vetëm një strukturë rudimentare e cila kombinohet me një ideologji tё dytë. E ideologjia e dytë si e tillë pastaj ndeshet me tri koncepte bazike, përkatësisht me popullin e pastër moralisht, elitën e korruptuar dhe dëshirën e popullit. E populistёt premtojnë luftimin e elitës sё korruptuar sipas dëshirës sё popullit tё pastër moralisht. Kjo pastaj i shtynë populistёt qё tё etiketojnë dhe linçojnë e nëse e shohin tё nevojshme edhe tё krijojnë stereotipe tё ndryshme apo edhe tё shpikin figura armike e tradhtare, nё mënyrë qё tё i paraqesin popullit figurën apo figurat tё cilat – nё emër tё popullit – ata i luftojnë.

Tejet e rëndësishme për populizmin ёshtё figura e ndonjë udhëheqësi karizmatik, pasi qё ideologjia populiste bazohet nё narrativin e elitës dhe popullit tё tradhtuar i cili përmes figurës sё prezantuar nga populistёt do e gjej shpëtimin. Paraqitja e figurës populiste si figurë e dalë nga populli ёshtё e rëndësishme për tё krijuar ndërlidhjen me popullin dhe kështu tё legjitimojё paraqitjen e asaj figure para masës.

II

Ndoshta një krahasim me ngritjen e Nacionalsocialistёve nё Gjermani, duke u bazuar nё librin e Wilhelm Reich tё titulluar “Psikologjia e Masës sё Fashizmit” do tё ndihmonte nё përshkrim dhe krahasim. Reich flet se si propaganda nacionalsocialiste e Hitler-it ndërtohej mbi “ideologjinë e udhëheqësit”, përkatësisht “ideologjinë e Führer-it”. Nё fakt ndikimi psikologjik i Hitler-it nisej nga predispozita qё një “Führer” apo përfaqësuesi i një ideje mund tё kishte sukses vetëm atёherё kur opinioni i tij personal, ideologjia ose programi i tij mund tё arrinte strukturën e mesme tё masës sё gjerё. Por nacionalsocializmi shërbehej nga shtresa tё ndryshme dhe varësisht nga ajo se me cilën shtresë kishte tё bënte dhe cilën shtresë e kishte afër, bënte edhe premtimet. Madje shkohej deri aty qё kur nacionalsocialistёve iu deshën punëtorët e industrisë, ata e festuan edhe 1. Majin. E kёtё festë nacionalsocialistёt e bёnё vetëm pasi kishin rehatuar aristokracinë me premtimet e tyre. Hitler-i kёtё e arriti duke u premtuar tё dyja palëve atё qё ata dëshironin: ai punëtorëve iu premtonte shpronësimin e kapitalistëve e njëkohësisht kapitalistëve iu premtonte mbrojtjen nga shpronësimi. Pa premtimin qё ai do tё zhvilloj luftën kundër kapitalit tё madh, assesi nuk do i bënte për vete masat qytetare. E këto masa qytetare i ndihmuan atij nё fitore sepse ata ishin kundër kapitalit.  Ai i shpërfaqte idetë e tij me prejardhje nga shtresa e ulët qytetare, ngase ato ide faktikisht përmbushnin strukturat mё masive. E ajo qё ishte me rëndësi, ai e dinte qё disponimi i popullit ishte gjithmonë thjesht një shprehje e asaj qё ishte futur nga lart nё mendimin publik, pra, diçka qё ai sё bashku me strukturat e tij e kishte ndihmuar me populizmin e tij.

Por pas marrjes sё pushtetit, edhe pse Nacionalsocializmi u shpalos mё shumë si një imperializëm nacionalist i cili përpiqej qё tё shkatërronte gjithçka qё ishte “socialiste”, nuk qëndronte nё kundërshtim me faktin qё fashizmi, shikuar nga baza e saj e masës nё fakt ishte një lëvizje e shtresës sё mesme. E nё përpjekjet e tij për tё quar nacionalsocializmin nё fitore dhe për tё futur atё brenda mendjes sё masës, Hitler-i apeloj dhe promovoj një ndjenjë nacionaliste tё masës duke zhvilluar dhe futur një teknikё tё veçantë tё propagandës. E duke pasur parasysh qё nё strukturën individuale tё borgjezisë sё vogël lidhja nacionale përkonte me lidhjen familjare, atёherё kjo lidhje identifikohej edhe mё tutje përmes një procesi i cili jo vetëm qё shkonte paralel me tё, por madje edhe lindte nga po ajo lidhje. Kështu, “Führer-i” nacionalist nё psikologjinë e masës do tё ishte personifikim i nacionit/kombit. Dhe vetëm poqёse ky “Führer” i përgjigjej me tё vёrtetё ndjenjës nacionale tё masës, atёherё mund tё krijohej një lidhje personale me tё. E nëse ai arrinte tё ngrisё ndjenjën e lidhjes familjare, atёherё ai arrinte tё shikohej edhe si një figurë autoritare prej “babai”, tё cilёn Hitleri te një masë e madhe veq e kishte arritur.  Kjo ishte edhe arsyeja qё kur flitej për programin kontradiktorë tё NSDAP, pjesëtarët e partisë, duke marrё pozicionin e një fëmije nё mbrojtjen e babait, e arsyetonin me atё qё Hitleri e kuptonte situatën shumë mё mirё se tё gjithë dhe ai do tё i arrij tё gjitha qëllimet. E edhe mё interesante dukej identifikimi i individit tё masës me “Führer-in”. Dhe kjo natyrisht qё ndërlidhej edhe me arsimimin e tij. Sa mё shumё qё i humbte rёndёsia dhe pesha individit nё masё, edhe atё pёr shkak tё mosarsimimit tё tij, aq mё shumё formësohej identifikimi me “Führer-in”. Kjo pasi qё borxhezi i vogël reaksionar e gjente veten brenda “Führer-it”. Ai e shihte veten nё shtetin autoritar dhe kёshtu pёr shkak tё kёtij identifikimi ai ndihej si mbrojtёs i “nacionit/kombit”.

Hitleri premtonte bashkim tё popullit gjerman dhe njё Gjermani tё fortё. Por pas marrjes sё qeverisё, brenda pak muajsh qeverisje, me njё kabinet qeverisёs mё shumё vazalёsh se sa tё diturish, regjimi i tij me rregulla e ligje emergjente, ligje tё barazisё, e pastaj edhe me ndalime tё organizatave dhe partive tjera ai arriti tё shkatёrroj demokracinё pluraliste, federalizmin dhe shtetin e sё drejtёs. Ai pёrmes ligjeve tё ndryshme arriti tё kufizoj lirinë personale, mendimin e lirë dhe fjalën e lirë tё medias, e kontrolla shkonte aq larg, sa qё kontrolloheshin edhe posta dhe letrat private si dhe filloj konfiskimet dhe kufizimin e pronёs.

Me një tё ashtuquajtur “Ermächtigungsgesetz” qё ndryshe quhej edhe “Ligji pёr Eliminimin e Vuajtjes sё Popullit dhe  Reihut” tё marsit tё vitit 1933, i cili i jepte qeverisё sё tij tёr tё drejtat e fuqizimit tё ligjeve pa pyetur Parlamentin (Reichstag) dhe Kёshillin (Reichsrat) si dhe pa nёnshkrimin e presidentit ai mori nё duart e tija tё gjitha vendimet. Nё kёtё mёnyrё, Hitleri kishte arritur qё presidenti tё ishte vetёm marionetё e tij. E opozita, disa nga friga e disa pёr shkak tё interesave, mbetёn pa zё!

Por fundi i Gjermanisё me njё qeverisje tё tillё pastaj u duk qartazi!

III

E sjellja e Hitleri-t nuk ёshtё shembulli i vetёm nё histori. Shembulli i paraqitur mё lartё nё fakt paraqet vetёm sjelljet populiste tё njё autoritari, autokrati e diktatori. Natyrisht, pёrmes kёtij shembulli – duke u bazuar nё ecurinё e Hitlerit dhe Gjermanisё – mund tё shihet edhe qё njё formё e  tillё e politikbёrjes nuk mund tё jetё jetёgjatё.

E duket qё autokratёt dhe autoritarёt po thuaj nё formё tё njёjtё arrijnё nё pushtet, por edhe nё formё tё njejtё synojnё tё qeverisin. Natyrisht dallimet qёndrojnё nё mentalitetin e votuesit por edhe nё rrethanat nё tё cilat gjendet vendi tё cilin ata synojnё ta qeverisin. Por synimi i autokratёve dhe autoritarёve pёr drejtimin dhe orientimin qeverisёs vёrehet qartazi.

Nёse marim vetёm disa shembuj, shohim qё faktikisht, qeveria aktuale populiste nё vendin tonё ka pasur pothuajse ecuri tё njëjtë ngritjeje, por nga ajo qё kemi parё deri mё tani fare pak dallon edhe qeverisja. Nëse si pikënisje marrim pavarësinë e vendit, i cili si një shtet i ri dhe i sapokrijuar kishte shumë probleme, shohim qё nё mungesё tё pёrgjigjes pёr problemet, populizmi nё Kosovё tendonte qё gjithçka qё arrihej nё kёtё vend ta paraqiste si dёshtim. Shpallja e pavarёsisё sё Kosovёs mbi bazёn e Planit tё Ahtisaarit si shtet shumёnacional, ishte njё shansё pёr populistёt qё njejtё sikur NSDAP edhe nё kёtё rast tё promovoj njё ndjenjё nacionaliste tё masёs. Nё vazhdёn e kёtij promovimi tё nacionales dhe nacionalistes, shkohej tek mohimi i shtetёsisё dhe i simboleve shtetёrore. Madje shkohej aq larg, sa qё edhe nё parlament partia populiste nё emёr tё patriotizmit nuk rrespektonte simbolet e shtetit. Pёr tё humbur rёndёsinё por edhe ndjenjёn e shtetformimit tek popullata, grupi partiak kundёrshtonte edhe vet shtetformimin dhe direkt apo indirekt e paraqiste atё si diçka tё dёshtuar. Si dёshtim i shtetёsisё paraqitej baza e shtetёsisё, pra, plani i Ahtisaarit, i cili nё fakt i kishte hapur rrugёn pavarёsisё. Emrat me tё cilёt ndёrlidhej historia e shtetёsisё sё Kosovёs si Hashim Thaçi e Kadri Veseli, tentohej qё tё paraqiteshin si dёmtues tё shtetit.

Albin Kurti, tri vjet pas luftёs, nё vitin 2002, para se tё pёrfundonte studimet pёr shkak tё dhjetё provimeve e mbetura tё fakultetit, lideri i cili mё vonё do tё themelonte partinё e tij tё quajtur “Vetёvendosje”, partitё politike i konsideronte mё shumё si objekte politike se sa si subjekte politike, duke i paraqitur ato mё shumё si analistё politik se sa subjekte politike qё iu prijnё ngjarjeve. Qё atёherё ai kёrkonte qё ato tё kishin njё qёndrim kundёrshtues kundrejt bashkёsisё ndёrkombёtare. E nё ndёrkohё ai kishte themeluar lёvizjen e tij “Vetvendosje” me njё emёr qё faktikisht mohonte çdo formё kompromisi dhe dialogimi. Posaqёrisht pas formimit tё lёvizjes sё tij, Albin Kurti arriti tё bёhej personaliteti mё populist e me retorikёn mё populiste nё Kosovё.

Pas shpalljes sё pavarёsisё, nё vitin 2008 ai e shihte Ahtisaarin si personifikim tё Bashkёsisё ndёrkombёtare i cili kishte sajuar njё plan i cili – sipas tij – ishte shumё mё afёr kёrkesave tё Serbisё dhe mendonte se Bashkёsia Ndёrkombёtare ishte vetёm njё konglomerat interesash, por pa definuar se cilat ishin ato interesa. Ishte periudha kur establishmenti ishte nё vazhdёn e ruajtjes sё marrёdhёnjeve me partnerёt e rёndёsishёm strategjik e posaqёrisht SHBA, shtet i cili ishte edhe pёrkrahёsi mё i madh i krijimit tё shtetit mё tё ri nё Europё. E politikёn e atёhershme e cila ishte nё pёrpjekje tё krijimit dhe ruajtjes sё partnerёve strategjikё pёr vendin dhe pёr kёtё arsye mundohej qё pёr politika tё caktuara tё mbetet nё koordinim me ta, ai e quante servile. Duke dashur qё tё ulё rёndёsinё e partnerёve strategjikё tё Kosovёs, ai shprehej se i fuqishmi tё lё nё baltё pёr njё interes tjetёr. Pavarёsinё e shihte si pavarёsi vetёm nё letёr e raportet e Kosovёs me Shqipёrinё i quante si raporte tё ndёrtuara partiake.

Pёr tё marrё pushtetin ai fliste pёr shtetin e sё drejtёs, madje edhe pёr njё Republikё tё Tretё. Nga lartё poshtë kishte ndёrtuar narracionin pёr korrupsionin nё vend, narracion i cili e ndihmoj mjaft shumё nё ngritjen nё pushtet.

Pas marrjes sё pushtetit, nё emёr tё shtetit tё sё drejtёs me njё kabinet qeveritar mё jokompetentin qё ka pasur ndonjёherё ky shtet, kamuflon duke dёrguar ligje nё parlament tё cilat mё shumё duket se janё ligje pёr plotёsim egoje dhe pёr kapje, apo pёr tё i dhёnё mundёsinё e linçimit tё mëtutjeshëm, se sa qё kanë rëndësi pёr shtetin. Pas kapjes sё bordeve e shkarkimeve tё shumta, mjafton tё shihet ligji pёr zyrtarёt publikё, i cili pёrmes njё klauzole i jep tё drejtёn sekretarit tё pёrgjithshёm tё vlerёsojё pёrshtatshmёrinё e zyrtarit. Na kujton kjo kohёn e Millosheviqit nё Kosovё, ku pёr shkak tё vlerёsimit si tё papёrshtatshёm politik, shqiptarёt diferencoheshin ideopolitikisht dhe shkarkoheshin nga puna. E qeveria Kurti deri mё tani ka diferencuar e larguar nga puna qindra zyrtarё shtetёrorё pikёrisht pёr shkak tё paranojave dhe dyshimit politik.

Pra, njёri nga mё populistёt nё Kosovё, pёrkatёsisht Albin Kurti, siç duket nё praktikёn e tij politike, me apo pa vetёdije, arriti tё shfrytёzojё edhe atё pikё qё qysh nё vitin 1933 Wilhelm Reich nё librin e tij  e kishte pёrshkruar si tё pashfrytёzuar nga marksistёt: Ishte fjala pёr pёrfshirjen e strukturёs sё karakterit tё masёs dhe ndikimin social tё misticizmit. Reich heton edhe njё lёvizje tё Marksizmit vulgar, i cili krizёn ekonomike tё viteve 1929-1933 e shihte si mundёsi tё riorientimit politik tё masёs.

Por pyetja qё ende mbetet pa pёrgjigje ёshtё cilёn Republike do ta instalojё Kurti? Republikёn e Weimar-it apo Reich-un e Parё nё Kosovё, Republikёn Jakobine tё Robespierr-it apo Republikat e De Gole-it?! Apo mos Republika e Tretё e Albin Kurtit mё shumё i ngjanё Republikёs sё Hugo Chavez apo Maduros?! Apo mos vetëm tendencë e anarkizmit tё Bakunin-it?! Apo na mbetet tё shohim se a do tё tentoj qё sё pari tё ketё edhe njё ligj tё tipit tё “Ermächtingungsgesetz”?!

(Autori ka studiuar historinë bashkëkohore politike në Universitetin e Vjenës)

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë