Loading…

Republika e tretë gërrnaçiste zapton Kuvendin, u mbyll derën përfaqësuesve të popullit

  • 08/08/2026 | 00:09

Republika e tretë gërrnaçiste zapton Kuvendin, u mbyll derën përfaqësuesve të popullit

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri në një konferencë për media, tha se dyert e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës janë të mbyllura, pavarësisht kërkesës së deputetëve të ish-opozitës për seancës për konstituim të institucionit legjislativ.


Ai tha se për kërkesën e tyre për seancë të jashtëzakonshme është njoftuar me kohë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari dhe Administrata e Kuvendit të Kosovës.

“Siç e patë, dyert e sallës ku sonte do duhej të konstituohej Kuvendi i Kosovës, janë të mbyllura. Janë të mbyllura përkundër faktit që ne si grup parlamentar e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin e seancës së konstituimit të Kuvendit të Kosovës, po ashtu edhe Administratën e Kuvendit me kohë me shkrim, por siç shihet salla është e mbyllur”, deklaroi Tahiri. /Klankosova.tv

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë