Çmimet e prodhimit në Kosovë kanë hyrë në një trend rritës, me rritje të theksuara në disa sektorë. Brenda një viti, uji, pijet dhe produktet e letrës kanë shënuar shtrenjtimet më të mëdha, ndërsa rritje është regjistruar edhe në energji, ushqime, mobilie, produkte të gomës dhe plastikës, shkruan Gazeta Metro.
Çmimet e prodhimit në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, duke treguar se presionet mbi kostot e prodhimit vazhdojnë të jenë të pranishme në ekonominë vendore.
Sipas të dhënave të Indeksit të Çmimeve të Prodhimit, çmimet në TM2 2026 janë rritur mesatarisht 4,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Rritje është shënuar edhe në krahasimin tremujor. Ndërmjet TM2 2026 dhe TM1 2026, Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Prodhimit është rritur me 0,9 për qind.
“Çmimet e prodhimit në Kosovë patën një ngritje prej 0,9 % në mes TM2 2026 dhe TM1 2026. Ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i pijeve (3,2 %), prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (2,6 %), prodhimi i metaleve (2,3 %), prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (2,0 %), energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (1,1 %), veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave; rikuperimi i materialeve (1,0 %), prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (1,0 %), xeherorët dhe guroret tjera (0,9 %), prodhimi i tekstilit (0,7 %), përpunimi i produkteve ushqimore (0,6 %), prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (0,6 %), prodhimi i produkteve minerale jometalike (0,6 %), prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0,4 %), prodhimi i mobilieve (0,1 %)”, ka treguar ASK.

Rritja vjetore është udhëhequr nga disa sektorë ku çmimet kanë shënuar kërcime të theksuara.
Rritja më e madhe është regjistruar te grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë, me 32,2 për qind, duke u pasuar nga prodhimi i pijeve me 20,1 për qind dhe prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre me 14,7 për qind.
Ndërkohë, prodhimi tjetër shënoi rritje prej 9,8 për qind, prodhimi i produkteve të gomës dhe plastikës 3,8 për qind, produktet minerale jometalike 3,3 për qind, ndërsa përpunimi i produkteve ushqimore u rrit me 3,2 për qind.
Rritje të çmimeve u regjistruan edhe në prodhimin e mobilieve, me 2,6 për qind, prodhimin e makinerive dhe pajisjeve me 2,4 për qind, energjinë elektrike, gazin, avullin dhe furnizimin me ajër të kondicionuar me 2,3 për qind, si dhe prodhimin e drurit dhe produkteve të drurit me 2,3 për qind.
Në sektorin e pajisjeve elektrike rritja ishte 1,9 për qind, ndërsa te xeherorët dhe guroret e tjera 1,9 për qind. Çmimet u rritën edhe në prodhimin e tekstilit me 0,6 për qind dhe në prodhimin e produkteve kimike me 0,6 për qind.
Megjithatë, jo të gjithë sektorët shënuan rritje. Rënia më e madhe u regjistrua te prodhimi i veshjeve, me 6,4 për qind, ndërsa çmimet në prodhimin e lëkurës dhe produkteve prej lëkure ranë me 2,8 për qind. Rënie prej 1,6 për qind u shënua edhe në prodhimin e produkteve të fabrikuara metalike, ndërsa aktivitetet e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave dhe rikuperimit të materialeve ranë me 1 për qind.
Edhe në periudhën afatshkurtër, pra nga TM1 në TM2 2026, disa degë të ekonomisë shënuan rritje të çmimeve. Prodhimi i pijeve u shtrenjtua me 3,2 për qind, prodhimi i mjeteve motorike, rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove me 2,6 për qind, ndërsa prodhimi i metaleve me 2,3 për qind.
Rritje prej 2 për qind pati edhe prodhimi i produkteve të gomës dhe plastikës, ndërsa energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar u rritën me 1,1 për qind.

“Çmimet e Prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 4,6 %, në mes të TM2 2026 dhe TM2 2025. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (32,2 %), prodhimi i pijeve (20,1 %), prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (14,7 %), prodhimi tjetër p.k.t (9,8 %), prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (3,8 %), prodhimi i produkteve minerale jo metalike (3,3 %), përpunimi i produkteve ushqimore (3,2 %), prodhimi i mobilieve (2,6 %), prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (2,4 %), energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (2,3 %), prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (2,3 %), prodhimi i pajisjeve elektrike (1,9 %), xeherorët dhe guroret tjera (1,9 %), prodhimi i tekstilit (0,6 %), prodhimi i produkteve kimike (0,6 %), shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara (0,3 %), nxjerrja e xehes së metalit (0,1 %), prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (0,1 %)”.
Në këtë periudhë, çmimet u rritën edhe në aktivitetet e grumbullimit dhe trajtimit të mbeturinave me 1 për qind, prodhimin e letrës me 1 për qind, xeherorët dhe guroret me 0,9 për qind, tekstilin me 0,7 për qind dhe përpunimin e produkteve ushqimore me 0,6 për qind.
Nga ana tjetër, rënia më e madhe tremujore u regjistrua te prodhimi i veshjeve, me 6,4 për qind, ndërsa prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës shënoi rënie prej 2,7 për qind./gazetametro.net