Loading…

Republika Srpska refuzoi ta ndalojë me ligj mohimin e gjenocidit

  • 13/10/2021 | 19:43

Republika Srpska refuzoi ta ndalojë me ligj mohimin e gjenocidit

Presidentja e Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Zeljka Cvijanovic, përmes një dekreti hodhi poshtë ndryshimet e bëra në kodin penal të cilat ishin miratuar nga ish-Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Valentin Inzko.


Sipas dekretit, ndryshimet të cilat penalizojnë mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera, nuk do të jenë të vlefshme në entitetin e Republika Srpska duke filluar nga 13 tetori.

Në fund të muajit korrik, Inzko bëri ndryshime në kodin penal të cilat penalizojnë mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të dënuara në gjykatat vendase dhe ndërkombëtare.

Shkelja e këtij ligji dënohet me burgim nga tre muaj deri në pesë vjet.

Në dekretin e Cvijanovic thuhet se vendimi i Përfaqësuesit të Lartë nuk do të zbatohet në territorin e Republika Srpskas dhe se autoritetet kompetente nuk do të bashkëpunojnë me ato në nivel Bosnje dhe Hercegovinës për zbatimin e tij.

Më 30 korrik, Asambleja Kombëtare e Republika Srpska kishte miratuar me procedurë urgjente, Ligjin për Moszbatimin e Vendimit të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) Valentin Inzko mbi Ndalimin e Mohimit të Gjenocidit.

Posti i përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, me statusin e misionit diplomatik në Bosnje dhe Hercegovinë, është formuar në pajtim me kornizën e Marrëveshjes së paqes në Bosnje dhe Hercegovinë, që njihet si Marrëveshja e Dayton, që është arritur më 21 nëntor, 1995, në bazën ushtarake në Dayton të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përfaqësuesi i lartë në Bosnje dhe Hercegovinë ka autoritetin për “interpretimin final” të Marrëveshjes për zbatimin e aspekteve civile të Marrëveshjes së Dayton.

Pas atij vendimi, anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik pati thënë se Republika Srpska “duhet të fillojë procesin e shpërbërjes”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë