Spikeri i Kongresit të SHBA’së, Kevin McCarthy, e mbajti premtimin dhe ka përjashtuar nga Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA’së, Ilhan Omar, përfaqësuesen nga Minnesota për shkak të historisë së saj të gjatë të antisemitizmit, transmeton Gazeta Metro.
Spikeri McCarthy renditi komentet nxitëse dhe përçarës të bëra nga Okmar, përfshi ato anti-semite, kur kishte krahasuar Forcat e Armatosura të SHBA’së me organizata terroriste islamike, kur kishte përshkruar sulmin e 11 shtatori si “diçka që dikush e kryer’ mes të tjera deklarata të tilla. McCarthy kishte theksuar se kongresistja demokrate asnjëherë nuk kishte kërkuar për asnjë prej këtyre komenteve.
“Ne nuk po e përjashtojmë nga komitetet tjera” njoftoi. “Ne thjeshtë nuk besojmë që kur bëhet fjalë për politikë të jashtme, posaçërisht përgjegjësinë e asaj pozite në botë me komentet që ajo ka bërë. Ajo nuk duhet të shërbejë aty.”
McCarthy nuk i pranoi pretendimet se Republikanët po hakmerreshin ndaj demokratëve që kishin dëbuar disa republikanë nga detyrat e tyre në komitete. “Sikur të ishte ashtu do t’i zgjidhnim e do t’i përjashtonim nga të gjitha komitetet dhe nuk do të flisnim fare për këtë çështje”./gazetametro.net
Speaker McCarthy addresses the House vote to remove Rep. Ilhan Omar from the Foreign Affairs Committee, saying the move was not “tit for tat.”
“We’re not removing her from other committees. We just do not believe, when it comes to Foreign Affairs…She shouldn’t serve there.” pic.twitter.com/Hkm5Xa4kSY
— CBS News (@CBSNews) February 2, 2023