Loading…

Resht për një, deputetët e VV’së dhe të Listës Serbe i falen 11 milionë euro për rrym në veri: Murati ia hedh fajin PDK’së dhe LDK’së

  • 06/05/2021 | 22:38

Resht për një, deputetët e VV’së dhe të Listës Serbe i falen 11 milionë euro për rrym në veri: Murati ia hedh fajin PDK’së dhe LDK’së

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ia ka hedhur fajin opozitës për ndarjen e 11 milionë eurove për serbet e veriut, ndërsa ishin vetë deputetët e VV’së që sëbashku me Listën Serbe, që e quan dorën për faljen e 11 milionëve për rrymën e serbëve të Veriut, shkruan Gazeta Metro.


Me 61 vota për, deputetët e LVV’së së bashku me ata të Listës Serbe i kanë miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me propozimin që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës për serbët në katër komunat veriore.

Ai duke u arsyetuar për këtë vendim, ka hedhur fajin tek LDK dhe PDK, duke thënë se ata që po kundërshtojnë këtë vendim të sotëm të Kuvendit, për tua paguar rrymën e shpenzuar serbëve në veri, e kishin ngarkuar të njëjtën në faturat e qytetarëve kosovarë.

“Pra, pikërisht ata që për 20 vite me radhë barrën e rrymës së shpenzuar në veri, fillimisht e ngarkuan në faturat e qytetarëve, e pastaj në licencën e ndërmarrjes publike KOSTT, sot shfaqen të brengosur për qytetarin dhe KOSTT-in”, tha Murati.

Ai tutje ka thënë se këtë problem do ta zgjidhin por se fillimisht, duhet një bord i ri i ZRRE-së.

“Këtë problem, si shumë probleme tjera që na i kanë lënë do ta zgjidhim, por problemet e lidhura nyje për 20 vite nuk zgjidhen për një muaj.

Hapi i parë drejt zgjidhjes së ketij problemi do të jetë përzgjedhja e një bordi të ri të ZRRE-së me anëtarë me integritet, dhe që e duan shtetin”, ka shkruar ai./gazetametro.net

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes KOSTT-ENTSOE, Kosova është pavarësuar energjetikisht….

Posted by Hekuran Murati on Thursday, May 6, 2021

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë