Loading…

Disa restorante në Tajlandë shërbejnë ushqim me kanabis

  • 16/01/2021 | 23:13

Disa restorante në Tajlandë shërbejnë ushqim me kanabis

Menjëherë pas dekriminalizimit restorantet në Tajlandë kanë filluar punë dhe po shpresojnë që kuzhina e tyre e mbushur me kanabis do të joshë edhe shumë turistët e huaj, transmeton Gazeta Metro.


Restoranti tek spitali Chao Phya Abhaibhubejhr në Prachin Buri filloi të shërbejë ushqimet e tij me ‘vakti i lumtur’ këtë muaj, pasi Tajlanda çregjistroi kanabisin si lëndë narkotike, duke lejuar firmat e autorizuara nga shteti të kultivonin bimën.

‘Gjethet e kanabisit, kur futen në ushqim, edhe një sasi të vogël, kjo do ta ndihmojë pacientin të shërohet më shpejt nga sëmundja’, tha Pakakrong Kwankao, udhëheqësja e projektit në spital. ‘Gjethja e kanabisit mund të përmirësojë oreksin dhe t’i bëjë njerëzit të flenë mirë, dhe gjithashtu të jenë në humor, në humor të mirë’.  Spitali njihet si qender për studimin e marihuanës dhe aftësinë e saj për të lehtësuar dhimbjen dhe lodhjen.

Tajlanda në vitin 2019 u bë vendi i parë i Azisë Juglindore që legalizoi kanabisin për përdorim mjekësor dhe që atëherë ka hapur klinika të shumta marihuane mjekësore.

tani restorantet e kanë shtuar edhe në menu-të e tyre ditore. Përgatitja e kanabisit përfshinë lloje të ndryshme të ushqimit duke përfshirë një supë , mish derri, bukë të skuqur e të mbushur me mish derri dhe gjethe marijuane, dhe një sallatë me gjethe të kanabisit të freskëta të shërbyera me mish derri ose tjetër të bluar dhe sigurisht perime të copëtuara.

‘Unë kurrë nuk kam provuar kanabis më parë,kishte shije të çuditshme, por ishte e shijshme’ tha Ketsirin Boonsiri, një nga mysafirët.

Ndërsa Nattanon Naranan tha se shija e gjetheve të kanabisit ishte e ngjashme me perimet e përditshme, por reagimi im ishte krejt ndryshe. ‘Kjo e bënte fytin tim të thatë dhe unë dëshiroja edhe më shumë ëmbëlsira’, tha ajo.

Zëvendës ministri Thai i Arsimit Kanokwan Vilawan tha se hapi tjetër ishte ofrimi i pjatave të famshme Tailandeze për të arritur një audiencë ndërkombëtare. ‘Ne planifikojmë të shtojmë më shumë kanabis në pjatat Tailandeze që janë tashmë të njohura, të tilla si supa jeshile me kerri, për të rritur popullaritetin e këtyre pjatave edhe më shumë’, tha Kanokwan. //gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë