Loading…
Reuters: Amerika mendon seriozisht ta dorëzojë Gylenin te Erdogani
  • 16/12/2018 | 20:02

Reuters: Amerika mendon seriozisht ta dorëzojë Gylenin te Erdogani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara (SHBA), Donald Trump i ka thënë Presidentit të Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, se Washingtoni po punon në ekstradimin e klerikut mysliman Fetullah Gylen, pas akuzave se kishte organizuar grusht-shtetin e dështuar më 2016 në Turqi, tha ministri i Jashtëm turk të dielen, raporton Reuters.


“Në Argjentinë, Trump i tha Erdoganit se janë duke punuar në ekstradimin e Gylenit dhe disa personave tjerë”, tha Mevlut Cavusoglu, Ministër i Jashtëm në Turqi, duke iu referuar samitit G20 në Argjentinë.

Turqia është në kërkim të ekstradimit të Gylenit, që jeton në Shtetet e Bashkuara për një kohë të gjatë, pasi Erdogan e ka akuzuar për organizimin e grusht-shtetit më 2016.

Gylen kishte mohuar të gjitha akuzat ndaj tij. Trump muajin e kaluar tha se nuk konsideron ekstradimin e tij vetëm për të minimizuar presionin e Turqisë ndaj Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll.

Erdogan, javën e kaluar tha se do të punojë edhe jasht vendit për të targetuar financimin e mbështetësve të Gylenit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë