Loading…

Reuters: Banorët ndezin gjeneratorët teksa kriza energjetike në Kosovë po përshkallëzohet

  • 28/12/2021 | 22:00

Reuters: Banorët ndezin gjeneratorët teksa kriza energjetike në Kosovë po përshkallëzohet

Agjencia e lajmeve “Reuters” ka raportuar për krizën energjetike në Kosovë.


Pasi Kosova po kalon në krizën energjetike më të keqe në dekadën e fundit, Xhelal Gashi po konsideron mbylljen e furrës së tij në Prishtinë, pasi që nuk po ka mundësi të mbulojë koston e derivateve për gjeneratorë pas rikthimit të reduktimeve të energjisë elektrike.

“Zakonisht paguaj rreth 300 euro për faturën e rrymës, por tani jam duke shpenzuar 100-110 euro në ditë për të blerë derivate për gjenerator”, ka thënë Gashi, duke folur nga furra e tij ku ka të punësuar 10 persona.

Shumë biznese dhe familje në Kosovë kanë nisur përdorimin e gjeneratorëve portativë të energjisë, pasi që kompania që merret me distribuimin e energjisë elektrike në këtë shtet – KEDS, ka njoftuar gjatë javës se kaluar për reduktimet dy-orëshe deri në njoftimin e radhës, shkruan Reuters, transmeton lajmi.net.

Shtetet e Evropës po përballen me një rritje të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike, pjesërisht për shkak të rritjes së kërkesës në mes rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia COVID-19.

Të premten, qeveria shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për 60 ditët e ardhshme, që do t’i lejojë asaj të ndajë më shumë para për importet e energjisë ose të prezentojë masa edhe më të ashpra dhe më shumë ndërprerje të energjisë elektrike.

Kosova prodhon shumicën e energjisë së saj elektrike nga dy termocentralet e vjetra me qymyr jashtë qytetit të Prishtinës, ndërsa importon përafërsisht 10-15 për qind të energjisë elektrike, por kjo shifër është rritur në 40 për qind gjatë krizës aktuale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë