Loading…

Reuters shkruan për arrestimin e gazetares ruse në Kosovë: Rusia aleat kryesor i Serbisë

  • 07/08/2022 | 08:25

Reuters shkruan për arrestimin e gazetares ruse në Kosovë: Rusia aleat kryesor i Serbisë

Dje ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla njoftoi se është arrestuar gazetarja ruse, Daria Aslamova. Për këtë ka shkruar Reuters.


Prestigjiozja shkruan se nuk kanë mundur t’i verifikojnë akuzat e Sveçlës dhe se Aslamova nuk ka qenë e qasshme për ndonjë koment, derisa ende nuk dihet nëse ka punësuar ndonjë avokat.

Reuters në artikullin e saj tregon që Sveçla ka postuar një fotografi të Almahov me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe me presidentin rus, Bashar al-Assad.

“Rusia është aleati kryesor i Serbisë dhe njëjtë sikur Beogradi, është kundër pavarësisë së Kosovës”, shkruan Reuters.

Në artikull, Reuters përmend edhe situatën e tensionuar javën e kaluar dhe sulmin e djeshëm ndaj Policisë së Kosovës.

“Kosova i është bashkuar ndëshkimeve të BE-së dhe SHBA-së kundër pushtimit rus të Ukrainsë dhe tashmë ka vendosur sanskione””, shkruan Reuters.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë