Loading…

Revista France Football zgjedh 11’shen më të mirë të PSG, injoron Neymar

  • 14/01/2020 | 23:48

Revista France Football zgjedh 11’shen më të mirë të PSG, injoron Neymar

PSG sapo ka mbyllur një nga dekadat më të suksesshme në historinë e klubit, pasi ka fituar gjashtë nga dhjetë tituj në kampionat mes viteve 2010 -2019 , duke përfshirë katër triumfe radhazi në Ligue 1, në vitet 2012 -2016. Revista prestigjioze franceze zgjodhi 11’shen e dekadës zgjodhi skuadrën më të mirë e ai që mungoi aty pritej, braziliani nuk është i popullarizuar më në Paris.


Klubi parisien e sheh Ligën e Kampionëve si objektivin madhështor për vitet 2020.

France Football ka zgjedhur PSG-në e tij më të mirë të dekadës së fundit, me Neymar, blerjen rekord të klubit prej 222 milion eurosh në vitin 2017, që mbetet jashtë formacionit.

Portier është zgjedhur Salvatore Sirigu, portieri i fortë dhe i besueshëm italian që luajti për klubin nga 2011 deri në 2016.

Mbrojtja është një mur, 100 për qind i krijuar nga Brazili me Thiago Silvan (2012-luan ende), Marquinhos (2013- luan ende) dhe Maxwell (2012-2017).

Mesfusha përbëhet nga dy lojtarë aktualë dhe dy që janë larguar.

France Football ka përfshirë dy mesfushorë si Marco Verratti (2012- luan ende) dhe Thiago Motta, i cili arriti nivelet e tij më të mira në Paris para se të dilte në pension në vitin 2018.

Blaise Matuidi është aty në formacion edhe pse aktualisht luan te Juventusi. Edhe Angel Di María ka fituar një vend në formacion si mesfushor sulmues.

Për tre sulmuesi France Football ka zgjedhur Edinson Cavanin (2013-luan ende), Zlatan Ibrahimovic (2012-2016) dhe Kylian Mbappé (2017-luan ende), duke e lënë pa vend Neymarin.

Gazeta ka shpjeguar edhe pse e ka lënë jashtë Neymarin, duke i përmendur lëndimet e shumta, disiplinën e tij dhe “zhdukjen” në ndeshjet e mëdha.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë