Revista franceze inkurajonë qytetarët e saj ta vizitojnë Kosovën para moshës 30 vjeç.
Në mesin e shumë shteteve që ka ftuar njerëzit t’i vizitojnë Le Bon Bon e fut edhe Kosovën, si një ndër vendet ku duhet shijuar bukurinë e saj.
“Po, apriori keni dëgjuar të flitet për këtë shtet të vogël në Ballkan, dhe ende ka kohë të investoni. Në paqe që nga viti 1999, ky shtet ka popullsinë më të re në Evropë, me rreth 50 për qind të popullsisë në mesataren 25 vjeç, është shtet ideal për udhëtarët e rinj. Prishtina është një qytet ku ka shumë kafe dhe vende për të festuar, ndërsa pjesa malore lejon zbulimin e një panorame ballkanike, në mes të maleve, manastireve, tregut të djathit, që më pas të bëjnë të përmallohesh”, shkruan Le BonBon
Kosova ka një pozitë gjeografike shumë të mirë, dhe një turizëm mjaftë të zhvilluar duke llogaritur numrin e banorëve dhe kushtet ekonomike të saj.
Edhe pse vendi ynë është hapësirë e vogël gjeografike, me motivet natyrore dhe njerëzore që ka ofron mundësi të mira për zhvillimin e disa llojeve të turizmit vendës, rajonal, ndërkombëtar, stacionar dhe transit, transmeton gazetametro.net
Klima e Kosovës, e ndikuar nga rrymat ajrore kontinentale, përkufizohet nga dimër i ftohtë me reshje të rënda bore, si dhe vjeshtë e verë të nxehtë e të thatë. Njëherësh, në vise dhe lartësi të ndryshme mbi nivelin e detit vërehen ndikime mesdhetare dhe alpine.
Ndonëse Kosova është një prej vendeve më të varfra me ujëra në Evropë, hidrografia e Kosovës shënon disa lumenj të rëndësishëm që derdhen në të gjitha detet e rajonit. Drini i Bardhë është lumi më i gjatë me 122 km, i cili bashkohet me Drinin e Zi në Shqipëri dhe bashkë derdhen në Detin Adriatik; Stinica, Lumbardhi i Pejës,Morava e Binçës, Lepenci, Ereniku, Ibri, dhe Lumbardhi i Prizrenit.. Ndërkaq, liqenët artificialë janë liqeni i Gazivodës, Radoniqit, Batllavës dhe Badovcit që edhe llogariten si liqenet kryesore të vendit. /gazetametro.net