Loading…

Revista londineze për artisten shqiptare: Vjen nga Shqipëria, por i takon botës

  • 13/07/2017 | 16:17

Revista londineze për artisten shqiptare: Vjen nga Shqipëria, por i takon botës

“Ermonela Jaho vjen nga Shqipëria, por tani ajo i takon botës”, nis artikulli i revistës së njohur londineze “Global Woman”, për sopranon e njohur shqiptare.


Jaho në një intervistë për këtë revistë shpalos detaje të fillimit të karrierës së saj dhe rrugëtimin që ka ndjekur për të arritur aty ku është sot: një divë e skenës operistike. Rrugëtimi, siç e përshkruan ajo, nuk ka qenë i lehtë, transmeton koha.net.

E rritur në Shqipërinë komuniste, gjithçka nisi kur ajo do t’i thoshte vëllait të saj se nuk do të donte të vdiste pa kënduar të paktën një herë operën “La Traviata”. Tani, kur kujton vitet që kanë kaluar dhe sa herë është ngritur nëpër skenat më të mëdha botërore të operës, kuptohet se ëndrra e saj ka marrë dimension tjetër.

Në fakt pranon se të gjitha ëndrrat i ka realizuar, por kjo për të nuk do të thotë se do të përfundojë gjithçka. Përkundrazi. Një gjë e tillë e shtyn që të vazhdojë të punojë me veten, me teknikat dhe gjithçka tjetër rreth prezantimit të saj skenik deri në ditën kur më nuk do të ketë zë. E “Global Woman” e përshkruan atë si një yll me zë magjik

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë