Ardhmëria e fluturimeve në gjithësi do të varet, sipas të gjitha gjasave, nga riciklimi. Kompania SpaceX, për herë të parë, të enjten ka lansuar raketën e cila më herët ishte shfrytëzuar.
Raketa shtyrëse Falcon, e cila në prill të vitit të kaluar për herë të parë fluturoi në misionin e vet në hapësirë, e dërgoi satelitin e komunikacionit në hapësirë dhe u kthye në lundrën dron të SpaceX në Atlantik, në mënyrë që të mund të përdoret përsëri, përcjellë gazetametro.net.
Themeluesi i kompanisë SpaceX i Elon Musk e ka quajtur këtë fluturim “ditë e pabesueshme për hapësirën”.
“Kjo do të thotë se gjithmonë do të mund të dërgojmë në gjithësi këtë lloj të raketave shtyrëse, të cilët paraqesin pjesën më të shtrenjtë të gjitha raketave. Ky, shpresojmë, do të jetë revolucion i madh në fluturimet në gjithësi”, ka deklaruar Musk, duke theksuar si “ishin të nevojshme 15 vite që të vihet deri te kjo”.
Musk hedhjen e raketave shtyrëse pas një përdorimi ka krahasuar me hedhjen e aeroplanit pas vetëm një fluturimi.
Kompania partnere SES, ka fituar nga SpaceX lirim në shërbim pasi që udhëheqësit e saj janë pajtuar që sateliti i tyre të dërgohet në gjithësi me raketën shtyrëse të shfrytëzuar më parë. Pritet që SpaceX këtë lloj të raketave t’i lansojë së paku edhe gjashtë herë gjatë këtij viti. /gazetametro.net