Loading…

Rexha: Ka ardhur koha që Kurti të veçohet për gjuhën ndaj mediave

  • 04/11/2026 | 22:59

Rexha: Ka ardhur koha që Kurti të veçohet për gjuhën ndaj mediave

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha ka komentuar Raportin e Progresit, duke u ndalur te kritikat dhe vërejtjet për gjuhën e përdorur nga zyrtarët e Qeverisë dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj mediave.


Rexha tha se sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve në Kosovë kanë qenë të vazhdueshme gjatë gjashtë vjetëve të fundit, duke vlerësuar se tashmë ka ardhur koha që përgjegjësia të adresohet edhe te kryeministri Albin Kurti.

Ai theksoi se për AGK-në kjo gjuhë kritike është e mirëseardhur, pasi, sipas tij, organizata ka denoncuar vazhdimisht gjuhën denigruese dhe sulmuese ndaj mediave dhe gazetarëve.

“Sulmet e Qeverisë së Kosovës dhe deputetëve të VV-së në këto gjashtë vjet janë aq të rënda. Ka ardhur koha të veçohet kryeministri Kurti. Për ne kjo gjuhë është e mirëseardhur, sepse ne e kemi denoncuar vazhdimisht Kurtin që ka përdorur gjuhë denigruese, sulmuese ndaj mediave dhe gazetarëve në Kosovë”, tha Rexha në ”Click” të RTV21

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë