Loading…

Rexhep Kadriu: Lumir, Anamorava të bani ministër, mos e nguc

  • 07/02/2020 | 17:03

Rexhep Kadriu: Lumir, Anamorava të bani ministër, mos e nguc

Ish-Zëvendësministri në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, ka reaguar ndaj Ministrit të ri të Infrastrukturës Lumir Abdixhikut, duke i thënë të mos e ndalojë ndërtimin e autostradën ‘Agim Ramadani’, segmeni Bresalc ,Dheu i Bardhë, shkuan Gazeta Metro.


Rexhepi i ka kujtar Abdixhikut se anamorave  e ka bërë ministër andaj të mos i kundërshtojë ata.

“Mbi 30 mijë vota nga Gjilani për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe si shpërblim për këtë mbështetje po duan me e ndalë autostradën “Agim Ramadani”, segmeni Bresalc – Dheu i Bardhë”, ka shkruar Rexhepi në Facebook.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Lumir, Anamorava të bani ministër, mos e nguc

Mbi 30 mijë vota nga Gjilani për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe si shpërblim për këtë mbështetje po duan me e ndalë autostradën “Agim Ramadani”, segmeni Bresalc – Dheu i Bardhë.

Sot, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, njeriu që vjen nga Lugina e Preshevës, deklaron se do ti ndal procedurat e tenderimit të këtij projekti i cili u nis pas 20 vjetve dhe që lidhë shqiptarët mes vete, gjegjësisht Kosovën me Luginën.

Nuk qëndron ajo që ka deklaruar ministri Abdixhiku, sepse projekti me kodin 15090, e ka buxhetin e vet të planifikuar në KAB 2020-2022, dhe se është çështje formale aprovimi nga ana e qeverisë së re. Nëse ministri Abdixhilu dhe kryeministri Kurti mendojnë që ta ndalin këtë projekt për ta destinua dikah tjetër, e kanë shumë gabim sepse nuk do të lejohet kjo.

Mbetem shumë i vendosur që bashkë me qytetarët e Gjilanit ti mbrojmë të gjitha projektet e filluara dhe ato të planifikuara nga qeveria Haradinaj, e cila për herë të parë ktheu vëmendjen e pushtetit qëndror kah Anamorava. Pres mbështetjen edhe te kreut të Komunës, Lutfi Haziri, në mënyrë që këto projekte të aprovohen në buxhetin e 2020-së./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë