Është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës Rexhep Selimi, i cili ka shkruar disa fjalë pas deklaratave të presidentit Thaçi se do të jap dorëheqje nëse nuk votohet ushtria.
Selimi, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, i është drejtuar presidentit Thaçi, se ky i fundit duhet të jap dorëheqje për shumë arsye.
Deklaratën e Thaçit, Selimi e ka quajtur hipokrizi.
“A thua, ti Hashim po jipshe dorëheqje nëse nuk votohet diçka që tashme jemi deklaruar të gjithë në mbështetje që FSK-ja të ketë mision ushtarak?. Sa e lexueshme hipokrizia jote”, ka shkruar Selimi, duke iu drejtuar Thaçit se dorëheqjen duhet ta jap për shkak të Demarkacionit dhe dëmëve tjera që i ka shkaktuar vendit.
“Ti duhet të japësh dorëheqje për Demarkacionin që me nënshkrimin tënd ke shkaktuar protesta, burgosje, përgjakje e kaos institucional. Ti duhet të japësh dorëheqje për Gjykatën Speciale që ia kurdise luftëtarëve të UÇK-së. Ti duhet të japësh dorëheqje që kurrë nuk mund ta ushtrosh rolin kushtetues të një presidenti për t’i mbledhur partitë në një tavolinë. Ti mik i Vuçiqit e i Daçiqit, nuk mund të jesh president i viktimave të tyre. Ti duhet të japësh dorëheqje, ose thënë shkurt, ti je i pa denjë të jesh president. Në fakt, ti nuk je president”, ka shkruar Selimi në Facebook. /gazetametro.net