Loading…

Rexhep Selimi thotë se VV nuk do ta rrëzojë Haradinajn

  • 10/11/2018 | 16:27

Rexhep Selimi thotë se VV nuk do ta rrëzojë Haradinajn

Edhe pse vazhdimisht kanë shprehur dëshirën për rrëzim të qeverisë, partive opozitare iu mungonin votat e nevojshme për ta bërë këtë.


Tani Lista Serbe, e cila  është në koalicion në qeveri, ka ofruar votat e saj që kjo të mund të arrihet, transmeton gazetametro.net

Por, Rexhep Selimi i VV’së, për express ka thënë se nuk do të bashkojnë votat e tyre me ato të Listës Serbe për ta rrëzuar qeverinë.

Ai ka thënë se VV nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe për të rrëzuar një qeveri shqiptare.

Selimi ka thënë se do të bashkëpunojnë me opozitën, por jo me Listën Serbe sepse interesat e tyre nuk janë në përputhje me ato të Kosovës.

Ai ka kujtuar rastin kur ka thënë se nuk do të bashkojnë votat me Listën Serbe as për ta votuar Haradinajn për kryeministër por as për ta rrëzuar atë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë