Loading…

Rexhepi bëhet pjesë e AKR’së

  • 30/11/2016 | 14:33

Rexhepi bëhet pjesë e AKR’së

Ekonomisti, Ibrahim Rexhepi, është bërë pjesë e partisë Aleanca Kosova e Re, këtë e ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook.

Ai ka shkruar se vendimi më i përshtatshëm për të është të bëjë atë që dije, e që është Aleanca Kosova e Re dhe programi i saj që bazohet në zhvillimin ekonomik e punësim.

“Tani ka ardhur momenti kur më është dashur t’i them vetes: Nëse vërtetë din, atëherë bëje ! Bëje për të mirën e vendit dhe të popullit”, ka thënë Rexhepi.

Për të bërë të mirën e vendit dhe të popullit ai ka thënë se mund ta arrijë me vullnetin dhe angazhimin që ka si dhe me përkrahjen e Behgjet Pacollit të cilin e quan president të AKR’së.

Gjithashtu ai ka shkruar se qe 40 vite ka qenë pjesë e gazetarisë, dhe se është marrë me zhvillimet në rrafshin ekonomik./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë