Një tjetër lojtar shqiptar pritet t’i bashkohet Superligës së Turqisë.
Bëhet fjalë për futbollistin Rey Manaj, i cili aktualisht është pjesë e Barcelonës.
Për 23-vjeçarin ka shfaqur interes klubi i Kasimpasa, aty ku u aktivizua për një sezon si i huazuar Florent Hadërgjonaj.
Mësohet se klubi turk ka kontaktuar katalanasit në orët e fundit, teksa kanë filluar negociatat për transferimin e Manajt në Turqi.