Loading…

Rezoluta e Kuvendit pezulloi bisedimet me Serbinë

  • 29/03/2017 | 08:35

Rezoluta e Kuvendit pezulloi bisedimet me Serbinë

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, thotë se bisedimet me Serbinë janë pezulluar për shkak të respektimit të rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës. Por analistët politikë thonë se arsyeja e vërtetë e mostakimit të palëve në Bruksel janë zgjedhjet presidenciale në Serbi e jo një rezolutë e tillë, e miratuar nga legjislativi.


Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka theksuar për “Zërin” se bisedimet me Serbinë në Bruksel janë pezulluar në respektim të rezolutës së Kuvendit të Kosovës, nëpërmjet së cilës kërkohet një pezullim i tillë pas ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia në INTERPOL.

 

Por, analistët politikë në Kosovë mendojnë se arsyeja e pezullimit të dialogut është krejt diku tjetër e jo te rezoluta e Kuvendit. Sipas tyre, bisedimet janë pezulluar për shkak të zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen këtë të diel në Serbi e që kandidati më favorit për t’i fituar zgjedhjet është kryeministri aktual Aleksandar Vuçiq. Megjithatë, sipas tyre, pavarësisht pezullimit dialogu mes dy vendeve nuk do të ndërpritet.

Këtë gjë e konfirmon edhe këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Barjam Gecaj, i cili thotë për “Zërin” se bisedimet me Serbinë nuk kanë alternativë. “Qeveria dhe kryeministri Mustafa në vazhdimësi e kanë cekur se dialogu nuk ka alternativë. Pra, në dialog nuk jemi as për qejf e as për inate të Serbisë, porse ky është interes yni shtetëror”, ka thënë Gecaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë