Loading…

Rezoluta e SHBA’së për vëllezërit Bytyçi nuk e shqetëson komandanti serb, Goran Radosavlevic

  • 23/10/2019 | 12:59

Rezoluta e SHBA’së për vëllezërit Bytyçi nuk e shqetëson komandanti serb, Goran Radosavlevic

Ish-komandantin e xhandarmërisë serbe, Goran Radosavlevic po thotë se nuk po e shqetëson Miratimi i Rezolutës nga Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ani pse ai është përgjegjësi kryesor për këtë ngjarje, transmeton Gazeta Metro.


Radosavlevic i cili njihet si njeriu kryesor për vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi, pasi ishte komandant i xhandarmërisë serbe, ka thënë se nuk ndjehet i shqetësuar me këto Rezoluta pasi edhe në të kaluarën kanë ndodhur këto.

“Nuk jam i shqetësuar..Edhe në të kaluarën kanë miratuar rezoluta. Jam i lodhur nga komentimet”, ka thënë Goran Radosavlevic Guri për Radion Evropa e Lirë

Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në muajin korrik të vitit 1999 ata ishin arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë