Loading…

‘Rezultat zhgënjyes’, mediumi izraelit: Kosova u kujtoi atyre që e nënvlerësuan se nuk është më e dobët se skuadra e Alon Hazan

  • 26/03/2023 | 10:38

‘Rezultat zhgënjyes’, mediumi izraelit: Kosova u kujtoi atyre që e nënvlerësuan se nuk është më e dobët se skuadra e Alon Hazan

Mediumi izraelit ‘mako.co’ në përmbledhjen e ndeshjes së djeshme ndërmjet Izraelit dhe Kosovës ka lavdëruar jashtë mase ‘Dardanët’ për paraqitjen e tyre, ndonëse barazimin në Tel Aviv e kanë quajtur rezultat shumë zhgënjyes, transmeton Gazeta Metro.


Izraelitët kanë shpresuar në fitore kundër Kosovës në një stadium ku ishin rreth 30 mijë shikues për të përcjellë nga afër ndeshjen e parë të grupit I të ciklit kualifikues për ‘Euro 2024’.

Siç thuhet në përmbledhjen e tyre nuk kanë dashur në këtë mënyrë të fillojnë rrugëtimin për në Gjermani. Nuk kanë lënë pa kujtuar as rastet e humbura nga Manor Solomon dhe Shon Weissman.

“Në disa episode tentimet ishin të mira, por rezultati është shumë zhgënjyes. Kombëtarja izraelite e nisi fushatën kualifikuese për Euro me barazimin 1:1 ndaj Kosovës. Desa shënoi në portën e tij, përpara se Solomon të niste një sulm dhe të asistonte për Dor Peretz. Weissman regjistroi dy gabime të mëdha. Natcho hyri për një performancë të fundit. Kundërshtari i radhës: Zvicra të martën.”

“Ne nuk donim ta hapnim kështu fushatën. Me shumë pritshmëri dhe gati 30 mijë shikues në tribunat në Bloomfield, kombëtarja izraelite tha natën e mirë sonte me rezultat 1:1 ndaj Kosovës, në ndeshjen e parë të eliminatoreve për Euro 2024. Tashmë ndeshja e radhës kundër Zvicrës së fuqishme jashtë fushe,” shkruan ‘mako.co’.

Ndër të tjerash, për ‘Dardanët’ thuhet se treguan që janë një ekip i fortë dhe se nuk duhet nënvlerësuar aspak.

“Në fund të fundit, Kosova u kujtoi atyre që e nënvlerësuan ose nuk e dinin, se është një ekip i fortë dhe jo më pak i mirë se ekipi i Alon Hazanit. Pavarësisht minutave të mira për rastet e izraelitëve, mysafiri nuk ishte më pak i rrezikshëm dhe nuk ishte shumë larg golit të fitores. Humbja e pikëve sonte nuk është padyshim një pikënisje e mirë për bardheblutë,” shkruan tutje ‘mako.co’.

Fjalë të mira për kombëtaren e Kosovës pas ndeshjes ka thënë edhe përzgjedhësi, Alon Hazan. Ai theksoi se barazimi ishte rezultati real.

Ndryshe, të parët që kaluan në avantazh ishin të përzgjedhurit e Alain Giresse në minutën e 36’të pas autogolit të mbrojtësit, Eli Dasa.

Megjithatë gjithçka u barazua në minutën e 56’të kur vendasit barazuan shifrat nëpërmjet mesfushorit, Don Peretz. /gazetametro.net

Përzgjedhësi i Izraelit pa dilema: Mund të kishim shënuar më shumë, Kosova tregoi se është një ekip i fortë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë