Rezultatet e autopsisë për Astrit Deharin pritet të bëhen publike në mes të kësaj jave. Këtë për gazetametro.net e kanë bërë të ditur burime nga ekipi i ekspertëve që kanë marr pjesë në këtë proces.
“Të mërkuren ose të enjten raporti i autopsisë do të jetë i gatshëm”, ka thënë ky burim.
Në procesin e autopsisë, i cili u bë të hënën e kaluar, morën pjesë edhe ekspertë të pavarur, të përzgjedhur nga familja Dehari.
Në rezultatet pre-eliminare thuhet që Dehari vdiq nga asfeksia, mungesa e frymëmarrjes. Por rrethanat mbetën ende të pasqaruara deri në rezultatet e fundit që do nxjerrë mjekësia ligjore.
Kujtojmë se Astrit Dehari vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren më 5 nëntor./gazetametro.net