Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami sot mbajti takim me drejtorët komunalë të arsimit për të biseduar lidhur me rezultatet e publikuara disa ditë më parë nga testit PISA.
Në këtë takim, Bajrami kërkoi nga drejtorët e arsimit, drejtorët e shkollave dhe koordinatorëve për cilësi, që ta marrin seriozisht çështjen e rezultatit PISA.
“Gjithashtu të marrin hapa konkret dhe praktik për të përmirësuar gjendjen në sistemin arsimor në mënyrë që PISA 2018 të na gjej me rezultate pozitive dhe më të mirë në fushën e arsimit”, ka thënë Bajrami.
Bajrami poashtu kërkoi nga drejtorët komunalë që të mos fajësohen nëpërmjet vetes por secili të marrë përgjegjësinë e vet dhe të luaj rolin që i takon, për të arritur cilësinë në arsim./gazetametro.net/