Loading…

Rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani: CDU/CSU apo SPD, ja kënd nxjerrë fitues ‘Der Spiegel’

  • 26/09/2021 | 18:37

Rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani: CDU/CSU apo SPD, ja kënd nxjerrë fitues ‘Der Spiegel’

Sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Gjermani.


Votuesit në Gjermani sot kanë vendosur se kush duhet të marrë drejtimin e shtetit, pas Angela Merkel.

Gara për të pasuar udhëheqësen që ishte në krye të Gjermanisë për 16 vite është shumë e ngushtë dhe dy parti janë shumë afër njëra-tjetrës.

Sipas prestigjiozes gjermane ‘Der Spiegel’, CDU/CSU dhe SPD kanë nga 25 për qind të votave secila, përcjell Periskopi. Por, CDU/CSU numërojnë 200 ulëse sipas këtij rezultati, kurse SPD 197.

Grune janë partia e tretë, me 15 për qind të votave dhe 119 ulëse, kurse AfD kanë 11 për qind të votave.

Votimet në Gjermani kanë përfunduar në ora 18:00 dhe tani kanë dalë parashikimet e para.

Në radhët e CDU/CSU, është Armin Laschet kandidati për kancelar, kurse nga SPD Olaf Scholz.

Kujtojmë se më shumë se 60 milionë gjermanë të moshës mbi 18 vjeçare kanë pasur të drejtë vote.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë