Loading…

Rezultatet komplete nga 8 ndeshjet e zhvilluara sonte në Ligën e Kampionëve

  • 22/10/2019 | 23:08

Rezultatet komplete nga 8 ndeshjet e zhvilluara sonte në Ligën e Kampionëve

Sonte (e martë) janë zhvilluar tetë ndeshjet e para të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.


Në dy ndeshjet e zhvilluara në orën 18:55, Atletico Madrid shënoi fitore 1-0 ndaj Bayer Leverkusenit, teksa Shakhtar Donetsk dhe Dinamo Zagreb luajtën baras, 2-2.

Ndeshje interesante u zhvilluan nga ora 21:00. Juventusi arriti që ta përmbys rezultatin ndaj Lokomotivës së Moskës dhe në fund të fitoi me rezultatin 2-1.

Real Madridi shënoi fitore e parë në Ligën e Kampionëve në këtë sezon, duke e mposhtur minimalisht Galatasarayn në udhëtim.

E fitore shënuan edhe Paris Saint-Germain, Manchester City, Bayern Munich e Tottenham Hotspur. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë