Loading…
Rezultatet nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë
  • 18/06/2019 | 22:25

Rezultatet nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje më të hollësishmne për aksionin e sotëm policor në bashkëpunim me Policinë e Gjermanisë, transmeton Gazeta Metro.


Siç thuhet në komunikatë, Policia e Kosovës në bashkërendim me autoritetet kompetente dhe bazuar në urdhëresën e gjykatës themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion kontrolli/bastisjeje në gjashtë lokacione të ndryshme në qytetin e Prishtinës dhe Ferizajt.

“Operacioni i kontrollit është kryer në bashkëveprim të ngushtë ndërmjet zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe zyrtareve policor nga shteti i Gjermanisë. Operacioni i zhvilluar ka pasur për qëllim gjetjen e dëshmive materiale lidhur me vërtetimin e veprës penale “Pastrim i parave”, të cilën dyshohet ta kenë kryer persona të dyshuar të involvuar. Bastisjet janë kryer në qytetin e Prishtinës në dy lokacione, ndërsa në qytetin e Ferizajt në katër lokacione”, thuhet në komunikatë, përcjell Koha.net.

Policia njofton se gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar:

  • 63/foldera me dokumentacione të ndryshme në lidhje me aktivitetin e bizneseve të një kompanie.
  • “Janë konfiskuar një numër i madh i hard-disqeve të kompjuterëve, USB dhe pajisjeve tjera elektronike të cilat ekspertët e fushës i kanë konsideruar të nevojshme për t’u ekzaminuar”, thuhet tutje.
  • Janë sekuestruar gjithsej 6296,50 euro
  • 12/orë dore të llojeve të ndryshme si Armani, rolex, festina, fossil, svatsh, boss
  • Një veturë e tipit Porshe
  • Një mortor i tipit yamaha

“Me vendim të Prokurorit të prokurorisë speciale të dyshuarve u janë ngrirë të gjitha llogaritë bankare biznesore dhe ato personale. Po ashtu u janë ngrirë 8 parcela tokësore prona të të dyshuarve, këtu hyjnë edhe dy shtëpi banimi të cilat gjenden në lagjen Marigona në Çagllavicë. Pasi të dyshuarit nuk janë gjendur në shtëpitë e tyre, janë urdhëruar që të paraqiten pranë autoriteteve për t’u intervistuar në ditët në vijim”, përfundon njoftimi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë