Loading…

Riakreditimi i UP’së po konsiderohet si fitore, sfidë mbeten reformat

  • 02/07/2020 | 08:47

Riakreditimi i UP’së po konsiderohet si fitore, sfidë mbeten reformat

Akreditimi i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për 5 vjetët e ardhshme nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, po konsiderohet i mirëseardhur për menaxhmentin e këtij Universiteti.


Rektori i UP-së, Marjan Dema në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se për këto katër vjet që po i lëmë pas, ky institucion arsimor ka arritur që të bëjë progres në shumë fusha.

Tutje, Dema tha se është akreditimi i parë që është bërë në mënyrë virtuale.

“Universiteti i Prishtinës është stabiluzar dhe janë bërë reforma substanciale dhe është krijuar një sistem funksional i bazuar me standarde ndërkombëtare. Dhe tash pas 4 vjetësh kemi riakreditimin institucional të Universitetit që për ne ka qenë një provim që vargut të këtyre sukseseve të reformave dhe avancimeve që kemi bërë në ranglisten ndërkombëtare dhe kthimit të imazhit të kemi një provim që ti verifikojmë këto të arritura nga ana e ekspertëve”, tha ai.

“Dhe pikërisht para pak ditësh kemi pranuar raportin e një niveli shumë të lartë për vlerësimin e raportit të vetëvlerësimit të Universitetit të Prishtinës për të gjitha të arriturat që janë bërë në fushën e mësimdhënies dhe mësimnxënies në fushën e hulumtimeve shkencore dhe programeve akademike ne tregun e punës pastaj bashkëpunimi i Universitetit të Prishtinës me të diplomuarit me biznesin dhe vlerësimin e monitorimit të cilësisë dhe avancimi në marrëdhënie ndërkombëtare”, shtoi Dema.

Rektori i UP-së, Dema shprehet i lumtur që UP-ja ka marrë vlerësim të lartë nga ekspertët ndërkombëtarë dhe është votuar për akreditimin gjatë 5 vjetëve të ardhshme.

Për këtë vendim të rëndësishëm, Dema i ka uruar studentët, stafin dhe të gjithë qytetarët.

“Mu si të parin e Universitetit të Prishtinës riakreditimi për 5 vjet të ardhshme më bënë shumë krenar në veçanti studentët tanë, dhe stafin  akademik. Ky është një sukses i përbashkët i të gjitha palëve, sepse ky ndryshim është nevojshëm në kohën kur Universiteti ka qenë në pikën më të ulët prej ekzistimit të tij, por edhe në kohën kur e kemi festuar 5 vjetorin më bënë të ndihem krenar që krejt kjo ka ndodhur në fund të mandatit tim që isha në krye të këtij tempulli të dijes që ka kontribuar shumë për studentët”, shtoi ai.

Dema ka thënë se këto 5 vjetët e ardhshme do të jetë një sfidë e madhe që këto reforma dhe ky ndryshim të vazhdojë edhe tetë vitet e ardhshme, raporton EO.

“Pesë vjetët e ardhshme do të jenë një sfidë që këto reforma dhe ky ndryshim që është bërë të vazhdojë të tregohet një qëndrueshmëri dhe të krijohet një periudhë jo vetëm katër vjeçare por të jetë tetë”.

“…por edhe e përhershme sepse Universiteti i Prishtinës ka kryer detyrën e vet gjatë gjithë historisë së ekzistimit të tij para luftës, gjatë luftës dhe tash për ndryshimet e tilla që duhet të vijnë në Kosovë”, shtoi Dema.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë