Loading…

Ricky Gervais : Njerëzit janë lodhur me hipokrizinë e yjeve të Hollywood

  • 03/07/2020 | 11:14

Ricky Gervais : Njerëzit janë lodhur me hipokrizinë e yjeve të Hollywood

Komiku Ricky Gervais, në fillim të vitit kishte tronditur yjet botërore pasi i goditi ashpër me talljet që ju bëri gjatë ceremonisë së Golden Globes, ku nuk u ngurroi t’jua thotë në fytyrë e para miliona shikuesve se ata nuk janë në pozitë t’i predikojnë njerëzve për politikë e moral, transmeton Gazeta Metro.


“Nëse sonte fitoni një çmim, mos e shfrytëzoni si platformë për të mbajtur fjalim politik. Ju nuk jeni në pozitë t’i ligjëroni publikut për asgjë, ju nuk dini asgjë për botën e vërtetë. Shumica prej jush ka kaluar më pak kohë në shkollë se Grerta Thunberg. Pra, nëse fitoni , dilni e pranoni çmimin tuaj të vogël, falënderoni agjentit tuaj dhe zotin tuaj – dhe shkoni e q.., në rregull?”

Britaniku Gervais që është i famshëm vet e ka shumë çmime Golden Globe e Emmy nuk i kishte kursyer as korporatat si Apple e Amazon për prodhimin e programeve progresive e në të njëjtën kohë bëjnë biznes e i nënshtrohen regjimeve diktatoriale si Kina.

“Apple i hyri garës televizive me dramën ‘Tv Morning Show’, program i shkëlqyer për rëndësinë we dinjitetit- e prodhuar nga një kompani që ka fabrika të tmerrshme në Kinë. Nëse ISIS do të niste një shërbim streaming ju do të thërrisnit agjentit tuaj, apo jo?” u tall Gervais me industrinë e argëtimit.

Gervais sot për shakatë e tij tha se mendon se fjalimi i tij therës ishte i popullarizuar për shkak se “njerëzit ishin lodhur të dëgjonin milionerët tek predikonin atyre të riciklonin nga aeroplanët e tyre privat. Kështu që mendoj se njerëzit janë ngopur me hipokrizinë?”

Shumë media amerikane nuk i mirëpritën talljet e Gervais. Ai akuzua se gjoja kishte pikëpamje djathtiste e i kishte shfrytëzuar ato për shaka pa shije.

Komikët nuk po kalojnë mirë në kohën e ndasive shoqërore e politike në SHBA, probleme kishte edhe komiku i famshëm Dave Chappelle për shakatë e tij. Tjetri komik i popullarizuar amerikan Bill Burr njëjtë ishte kritikuar për qasjen ndaj polarizimeve tu shoqërisë. Megjithëse, se asnjëri prej tyre nuk ka pikëpamje konservatore, shakatë e tyre ngacmuan të majtën progresive të zhurmshme amerikane pasi nuk janë të majtë mjaftueshëm./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë