Kosova tash e një kohë ka hyrë në një krizë energjetike, madje ka më shumë se 3 ditë që kanë filluar edhe reduktimet e rrymës.
E për këtë gazetari, Ridvan Berisha ka reaguar duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli, madje ka propozuar edhe tekstin.
“S’paku bre kallxona drejt a t’ka shku menja me tre rreshta me thane:
“Shpresova, besova e deshtova, une ika, Zoti ju rujte””, ka shkruar Berisha në Facebook.
Postimi i plotë:
Oj ministre Rizvanolli, pash t’madhin Zot, a po mun e bon gjumin rehat, a ndjen noj pergjegjesi per molisjen energjetike, per reduktimet n’mes t’veres, s’paku bre kallxona drejt a t’ka shku menja me tre rreshta me thane:
“Shpresova, besova e deshtova, une ika, Zoti ju rujte”