Loading…

Rigjykim për zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë

  • 17/01/2017 | 16:37

Rigjykim për zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë

Apeli ka kthyer në rigjykim rastin Ilir Tolaj e të tjerë. Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka konfirmuar pezullimin e dy zyrtarëve të saj për shkak të përfshirjes në këtë rast. Ata janë shefi i Farmacisë, Bekim Fusha, dhe zyrtari i prokurimit Ismet Hyseni.


Kolegji i Gjykatës së Apelit në përbërje me shumicë të gjyqtarëve të EULEX-it ka lëshuar aktgjykimin e datës 13 shtator 2016 në lëndën e Ilir Tolaj, Arbenita Pajaziti, Hajrullah Fejza, Ismet Hyseni, Zenel Kuçi, Bujar Bukoshi dhe Bekim Fusha.

Ankesa e parashtruar nga PSRK është miratuar pjesërisht. Ankesa e parashtruar nga avokati mbrojtës në emër të H.F. është refuzuar si e pabazë. Ankesa e parashtruar nga avokati mbrojtës në emër të I.T. pjesërisht është refuzuar si e pabazë dhe pjesërisht është shpallur si jo relevante. Ankesa e parashtruar nga avokati mbrojtës në emër të A.P është shpallur si jo relevante.

Aktgjykim i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 19 korrik 2013, lidhur me disa pikat e akuzës është anuluar dhe është kthyer për rigjykim. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 19 korrik 2013 sa i përket pikave të tjera të akuzës është vërtetuar.

Lënda penale ka të bëjë me procesin e tenderimit të mbajtur në Ministrinë e Shëndetësisë në vitin 2007 si dhe 2010-2011.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë