Loading…

Rigjykimi ndaj Oliver Ivanovic’it nis më 24 mars

  • 21/03/2017 | 09:24

Rigjykimi ndaj Oliver Ivanovic’it nis më 24 mars

Rigjykimi për të dyshuarin për krime lufte, Oliver Ivanovic, do të fillojë më 24 mars në Gjykatën Themelore të Mitrovicës me prezantimin e fjalëve hyrëse të Prokurorit dhe të mbrojtjes.


Në shqyrtimin fillestar i cili është mbajtur më 7 mars në Gjykatën Themelore të Mitrovicës pas dyerve të mbyllura gjykatësja e EULEX-it, Roksana Komsha, kumtoi se në Kolegjin ndërkombëtar gjyqësor përveç saj do të jenë edhe nga një gjykatës nga Kroacia dhe Sllovenia.

Bashkëshortja e Ivanovic’it, Milena Ivanović, ka deklaruar për agjencinë serbe Tanjug se shqyrtimet gjyqësore të caktuara deri në fund të qershorit që do të jenë gjithsej dymbëdhjetë dhe më pas do të pasojë pushimi veror.

Gjykimi i Ivanovic’it është kthyer në fillim me vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës e cila e hodhi poshtë aktgjykimin e shkallës së parë me të cilin ai u dënua në nëntë vjet burgim.

Ivanovic ishte shpallur fajtor për krime lufte të kryera në Kosovë nga Gjykata në Mitrovicë dhe ishte dënuar në nëntë vjet  burgim.

Ai ishte akuzuar për vepër penale krime lufte të kryera mbi civilët më 14 prill 1999, dhe në shkurt të vitit 2000. U dënua sipas pikës së parë, derisa sipas të dytës, e cila e ngarkonte për krime të vitit 2000 është liruar, gjë që e vërtetoi edhe Gjykata e Apelit.

Kolegji gjyqësor e liroi në procedurë të njëjtë edhe kolonelin e pensionuar të MPB të Serbisë, Dragoljub Delibasic, Ilija Vujacic, Nebojsa Vujacic dhe Aleksandar Lazovic.

Ivanovic’i u arrestua me 27 janar 2014, më shumë se tetëdhjetë dëshmitarë janë dëgjuar në procesin gjyqësor të shkallës së parë i cili zgjati më tepër se një vit.

Ivanovic gjendet në arrest shtëpiak në Mitrovicë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë