Loading…

Rihana bëhet nënë për herë të parë

  • 19/05/2022 | 21:03

Rihana bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur, Rihanna është bërë nënë për herë të parë.


Themeluesja e “Fenty Beauty” lindi fëmijën e saj të parë me të dashurin ASAP Rocky më 13 maj në Los Angeles dhe është djalë, sipas TMZ.

Lajmin për shtatzëninë e Rihannas  u bë publik në fund të janarit pasi u shfaqën foto të këngëtares, 34-vjeçare, e cila shfaqte me krenari barkun e rrumbullakosur teksa shkonte për një shëtitje me Rocky.

Një muaj përpara zbulimit të madh, Rihanna kishte ndezur thashethemet për shtatzëninë teksa darkonte në Carbone, shkruan PageSix.

Këngëtarja e “Diamonds” në dukje u përpoq të fshihte shtatzëninë e saj me xhaketa të mëdha dhe rroba të gjera, por filloi të shfaqte barkun e rrumbullakosur me saj me shumë stil gjatë gjithë lehonisë.

Ajo më vonë pranoi për “Vogue” se refuzoi të vishte rrobat e shtatzënisë, duke thënë në prill, “Më vjen keq – është shumë argëtuese të vishesh. Nuk do ta lë atë pjesë të zhduket sepse trupi im po ndryshon”.

Reperi i  “Everyday”, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, më parë kishte folur për të dëshirën për tu bërë baba gjatë një interviste në maj 2021 me “GQ”.

“Unë mendoj se do të isha një baba i jashtëzakonshëm, jashtëzakonisht i mahnitshëm në përgjithësi”, ishte shprehur reperi.

Rihanna dhe reperi janë në lidhje që nga fillimi i vitit 2020. Ata dolën publikisht me romancën e tyre në nëntor të po atij viti.

Një përdorues i Twitter pretendoi në prill se Rocky kishte tradhtuar Rihannan me Amina Muaddi, por dizajnerja e këpucëve “Fenty” mohoi akuzat, duke i quajtur ato një “gënjeshtër të pabazë”.

Në të njëjtin muaj, Rocky u arrestua në lidhje me një të shtënat në nëntor 2021, ai u lirua pasi pagoi shumën prej 550,000 dollarësh më 20 prill.

Hera e fundit që Rihanna u pa në publik ishte më 9 maj në Los Angeles për fundjavën e Ditës së Nënës, kur ajo dhe Rocky darkuan në restorantin “Giorgio Baldi”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë