Loading…

Rihanna bëhet miliarderja më e re në Amerikë

  • 05/07/2022 | 19:49

Rihanna bëhet miliarderja më e re në Amerikë

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna zyrtarisht është bërë miliarderja më e re në Amerikë duke e lënë pas Kim Kardashian.


34 – vjeçarja ka hyrë në listën e vjetore të “Forbes” të femrave të ‘vetë-bëra’ më të pasura në Amerikë për të tretin vit radhazi, duke u renditur në vendin e 21-të në përgjithësi. Ajo është e vetmja miliardere nën 40 vjeç në listë.

Miliarderja tjetër më e re në listën e Forbes është Kardashian, 41 vjeç, e cila ka një pasuri neto prej 1.8 miliardë dollarësh (1.7 milionë euro).

Kylie Jenner e cila në moshën 24-vjeçare – u kurorëzua miliarderja më e re e “Forbes” në vitin 2018, iu heq titull pas një rillogaritjeje të vlerës së saj neto. Pasuria e saj neto aktualisht është 600 milionë dollarë ( mbi 585 milionë euro)

Pasuria neto e Rihannës tani është 1.4 miliardë dollarë (1.3 milionë euro), që është vetëm pjesërisht nga karriera e saj e suksesshme muzikore.

Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga sipërmarrjet e saj, duke përfshirë Fenty Beauty, Fenty Skin dhe Savage X Fenty

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë