Loading…

Rihanna me shfaqjen më tërheqëse të modës në New York

  • 11/09/2019 | 15:58

Rihanna me shfaqjen më tërheqëse të modës në New York

Shfaqja e modës ‘Savage X Fenty’, e këngëtarës së njohur, Rihanna, ishte shfaqja më tërheqëse e Javës së Modës në New York, në të cilën u prezantua koleksioni Vjeshtë/ Dimër 2019, nga marka e saj, transmeton Gazeta Metro.


Ky event i zhvilluar në Barclays Center, nisi me vallëzimin e vallëtarëve të cilët ishin veshur në stilin Savage X Fenty.

Ndërsa, modelja e parë e cila e drejtoi pistën e kësaj shfaqje ishte Gigi Hadid, të cilën më pas e shoqëruan edhe modelet e tjera me famë botërore si Bella Hadid, Alek Wek dhe Slick Woods.

Përveç prezantimit të koleksionit, në këtë mbrëmje ishin të pranishëm shumë arstistë të njohur të cilët performuan për ta bërë këtë event sa më të veçantë, si: DJ Khaled, Fat Joe, Migos, Exes Halsey & G-Eazy, Fabolous dhe Tierra Whack dhe shumë të tjerë.

Pjesëmarrësve nuk u lejohej të kishin telefona dhe kamera brenda eventit, kështu që askush nuk mund të kapte përmbajtje për t’i postuar në internet. Ndërsa, shfaqja e plotë do të publikohet më 20 shtator, në Amazon Prime Video.

Kjo shfaqje përfundoi me një finale ku të gjitha modelet dhe valltarët, kishin veshur kapele karnavalesh. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë