Loading…

Rihanna shpallet ‘Hero Kombëtar’

  • 30/11/2021 | 13:02

Rihanna shpallet ‘Hero Kombëtar’

Çdo ditë e më shumë po shënon suksese këngëtarja Rihanna, e cila kohëve të fundit është fokusuar në biznes duke e lënë për disa vite muzikën në pauzë, transmeton Gazeta Metro.


Një lajmë i mirë për këngëtaren vjen pikërisht nga vendi i saj i lindjes.

Barbados e shpalli këngëtaren Rihanna një hero kombëtar në një festë të republikës në qytetin e saj të lindjes, Bridgetown. Kryeministrja Mia Motley tha se këngëtarja do të nderohej me “Heroin Kombëtar të Barbados”.

“Vazhdoni të shkëlqeni si një diamant dhe nderoni kombin tuaj me veprat tuaja, me vendimet e tuaja,” i tha Motley Rihanna-s, duke aluduar për hitin e saj “Diamonds” i cili u lansua në vitin 2012’të dhe që nga ajo kohë është një hit i padiskutueshëm.

Ndryshe Rihanna ka kohë që është duke shijuar suksesin e markës së modës, e cila me çdo shfaqje të saj arriti të jenë “top temë” në çdo medium, e sidomos atë të shoëbizzit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë