Loading…

Rihanna shtatzënë: Paraqitja e saj gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit ‘Hero Kombëtar’ ngjall reagime

  • 01/12/2021 | 13:24

Rihanna shtatzënë: Paraqitja e saj gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit ‘Hero Kombëtar’ ngjall reagime

arbadosi është shpallur zyrtarisht republika më e re në botë! Në ceremoninë që u zhvillua në përvjetorin e 55-të të pavarësisë, në kryeqytetin Brixhtaun, morën pjesë Princi i Uellsit, Charles dhe këngëtarja e famshme nga Barbadosi, Rihanna.


Këngëtarja Rihanna u shpall heroinë kombëtare nga presidentja Mason. Artistja me famë botërore, e cila njihet edhe si biznesmene e suksesshme, më herët është shpallur ambasadore nga Barbadosi, në vitin 2018.

Përtej kësaj, ajo që u komentua më shumë gjatë kësaj ceremonie ishte jo veshja e Rihanna-s por barku i saj dhe fansat dyshojnë se ajo mund të jetë shtatzënë! Barku në fakt dukej disi i rrumbullakosur dhe shpesh diva e muzikës pop shihej teksa i mbante duart përpara duke shtuar pretendimet se ndoshta një fëmijë po vjen.

Gjithsesi presim një reagim nga vetë artistja për të na hedhur dritë mbi këto thashetheme. Romanca e Rihanna-s dhe e partnerit të saj, reperit A$AP Rocky është përfolur shpesh në media. Së fundmi një burim i afërt konfirmoi për ‘Us Weekly’ se reperi i njohur ka shumë dëshirë që mes tyre të ketë diçka zyrtare si fejesë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë