Loading…
Rikonfirmon Veseli: Premi milionëshe nëse Kosova arrin kualifikimin në “Euro 2020”
  • 18/03/2019 | 21:35

Rikonfirmon Veseli: Premi milionëshe nëse Kosova arrin kualifikimin në “Euro 2020”

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka premtuar një premi milionëshe nëse Kosova arrinë kualfikimin në “Euro 2020”, transmeton Gazeta Metro.


Sot gjatë ditës Kadri Veseli bëri një vizitë në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga aty tha se do të vazhdojnë me projekte të shumta në mbështetje të kombëtares duke rikonfirmuar preminë e premtuar prej 1 milionë eurosh për kualifikim.

“Une e konfirmoj se keto mjete do te alokohen për suksesin e futbollit kosovar”, ka deklaruar Veseli gjatë takimit të mbajtur me trajnerin, stafin dhe futbollistët e reprezentacionit tanë.

Pas kësaj, fjalën ka marrë kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, i cili ka falenderuar Veselin për përkrahje dhe ka thenë se kjo është nxitje për të arritur te suksesi.

Ndryshe, Kosova e fillon më 25 mars ciklin e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2020” ku në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret reprezentacionin e Bullgarisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë