Loading…
Rikthehet Elvana Gjata, ja kur do ta mbaj koncertin e parë
  • 09/02/2019 | 18:16

Rikthehet Elvana Gjata, ja kur do ta mbaj koncertin e parë

Këngëtarja Elvana Gjata që nga tetori i 2018 i ka munguar skenës, për shkak të ngjarjeve në ish bllok, transmeton Gazeta Metro.


Në këto muajt e fundit jeta e saj ka qenë paksa e trazuar, si në karrierë, si në anën sentimentale.
Por, siç edhe ylli i muzikës shqiptare ka deklaruar para pak ditësh, përmes muzikës do të gjejë forcë për të lënë pas në të shkuarën gjithçka.

Dhe nga ky lajm i fundit që sapo u publikua, çdo gjë e pohuar nga Elvana po bën sens më së miri!
Në 17 Shkurt, në festën e pavarësisë së Kosovës bukuroshja do të performojë në Prishtinë.

“Tiranapost.al” shkruan se këngëtarja ka zgjedhur këtë festë patriotike, e cila me shumë gjasë do hapet me këngën “Kuq e zi”, për të bërë përballjen e parë me publikun, pas shkëputjes së saj në muzikë./iconstyle

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë