Loading…

Rikthehet Europa League, sot luhen këto ndeshje

  • 05/08/2020 | 10:01

Rikthehet Europa League, sot luhen këto ndeshje

Europa League rikthehet sot pas 145 ditësh.Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen katër ndeshje, tri prej të cilave e kanë luajtur ndeshjen e parë, ndërsa Inter dhe Getafe do të luajnë vetëm këtë ndeshje në Gelsenkirchen për të përcaktuar se cila skuadër do të shkojë në çerekfinale.


Manchester United ka një takim miqësor ndaj Lask Linz. Skuadra e Solskjaer ka fituar 0-5 sfidën e parë në Austri dhe duhet thjesht të zhvillojë një ndeshje formale për të vijuar më tej në çerekfinalet e kompeticionit.

Interesante është sfida mes Copenhagen dhe skuadrës së sapo shpallur kampione e Turqisë Istanbul Basaksehir. Ndeshja e parë e zhvilluar në mars përfundoi 1-0 në favor të ekipit turk pas golit të Viscës, një rezultat që mban gjithçka të hapur në takimin e kthimti në Telia Parken të Copenhagenit.

Shakhtar Donetsk ka kryer një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve pas fitores 1-2 në ndeshjen e parë në “Volksvagen Arena” përballë Wolfsburg. Tashmë kampionëve të Ukrainës U duhet vetëm pak kujdes në Olimpiski të Kievit për të qënë në çerekfinalet e Uefa Europa Leagues./

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë