Loading…

Rikthehet Kupa e Kosovës, sot duelet e para gjysmëfinale

  • 08/04/2026 | 11:22

Rikthehet Kupa e Kosovës, sot duelet e para gjysmëfinale

Këtë mesjavë do të rikthehet Kupa e Kosovës në futboll. Dy ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen sot.


Llapi do ta presë Ferizajn në duelin e parë në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe llapjanët janë të vendosur për të krijuar epërsi solide para lojës së kthimit, në mënyrë që t’i afrohen edhe më shumë finales së madhe të kësaj gare.

Ndërkohë, në Suharekë, gjithashtu të mërkurën, Ballkani do t’i bëjë konak Dukagjinit, shkruan “Gazeta Express”, transmeton Periskopi

Klinasit do të japin gjithçka nga vetja për ta eliminuar ekipin suharekas nga Kupa dhe për ta fituar më pas atë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të dalin në Evropë.

Natyrisht, kjo nuk vlen edhe për ekipin Portokalli, i cili po lufton për titull të kampionit të Kosovës.

Krahas Dukagjinit, edhe Llapi e Ferizaj e kërkojnë Evropën përmes Kupës.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen sot nga ora 15:00, kurse ato të kthimit më 22 prill.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë