Loading…

Rikthehet në operim blloku A3 i termocentralit ‘Kosova A’

  • 29/10/2026 | 08:48

Rikthehet në operim blloku A3 i termocentralit ‘Kosova A’

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se, pas përfundimit me sukses të ndërhyrjeve teknike dhe sanimit të problemeve të evidentuara, njësia A3 e termocentralit Kosova A është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik.


Rikthimi i A3-shit u bë në orët e para të mëngjesit dhe aktualisht është në operim të rregullt, me gjendje stabile.

KEK-u ka vlerësua se rikthimi i njësisë në operim është rezultat i angazhimit intensiv, profesionalizmit dhe përkushtimit të ekipeve teknike, të cilat vepruan me efikasitet për eliminimin e problemeve dhe rikthimin e njësisë në funksion.

“Me këtë rast, KEK shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për stafin profesional e teknik dhe të gjithë punonjësit e TC Kosova A, për angazhimin e pandërprerë, përgjegjësinë dhe përkushtimin e dëshmuar në përballimin e sfidave teknike dhe sigurimin e vazhdimësisë së prodhimit të energjisë elektrike” thuhet në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë