Loading…

Rikthim i pafat në ‘San Siro’: Dëmtohet ‘luftëtari’ i Barçës, rrezikon El Clasico’n

  • 05/10/2022 | 20:43

Rikthim i pafat në ‘San Siro’: Dëmtohet ‘luftëtari’ i Barçës, rrezikon El Clasico’n

Rikthimi në “San Siro”, stadium ku luajti për pesë sezone me Milanin, qëlloi fatal për Franck Kessie.


Barcelona humbi 1-0 duelin e Champions League ndaj Interit, teksa mesfushori nga Bregu i Fildishtë pësoi një dëmtim që do e mbajë disa ditë larg fushave të blerta.

25-vjeçari e nisi takimin nga stoli dhe u fut në fushë nga tekniku Xavi në minutën e 83’. Kessie u përball me një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë. Me anë të një postimi në Twitter, Barcelona lajmëron dëmtimin e mesfushorit potent.

Kessie do t’i nënshtrohet kontrolleve të detajuara mjekësore për të mësuar kohën e rikuperimit. Te Barcelona shpresojnë të mos jetë një lëndim serioz, ndërkohë që objektivi i lojtarit afrikan është të jetë gati për El Clasico-n ndaj Realit të Madridit në “Santiago Bernabeu” (16 tetor)./ Super Sport.

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë