Loading…

Rikthimi

  • Nga

  • FATON ABDULLAHU

  • 18/10/2021 | 20:48

Rikthimi

Disa karakteristika të zgjedhjeve të djeshme:


1) Të gjitha komunat kanë specifika të ndryshme, por si parti politike dje PDK e dëshmoj se ka krijuar një specifik të re – mund të ndryshoj dhe është në rrugë të mirë për ta bërë këtë. Qytetari këtë e ka vërejtur dhe e ka shpërblyer.

2) Dje qytetari me votë, shprehu drojën për të ardhmen e tij dhe të Kosovës, thjeshtë qytetari po e do PDK-n aty ku vendoset, si për fatin e tij ashtu edhe për fatin e Kosovës.

3) Dje në zgjedhje pati rikthim të PDK-së dhe kjo u bë në mënyrën më të mirë të mundshme e të matshme – me vota.

4) Dje në zgjedhje qytetari i Kosovës ja shtriu dorën PDK-së për pajtim dhe këtë e shprehu me besim.

5) Dje qytetari ka dëshmuar se ndjen, sa keqardhje aq edhe respekt, për ata burra që padrejtësisht janë sot në burg. Kjo ndjeshmëri u konvertua edhe në vota sidomos kundër atyre që herë shprehën anashkalim institucional e herë ngazëllim sharlatan ndaj tyre.

6) Dje u pa se PDK-së ju shpagua qasje institucionaliste pa inati, qasja e matur por pa hezitim dhe qasja patriotike pa populizëm.

7) Dje u dëshmua se PDK i ka lexuar drejtë zgjedhjet e parafundit dhe zhgënjimin nga ato zgjedhje e ka kthy në punë kolektive. PDK e ka dëshmuar, dhe këtë e ka aprovuar qytetari i Kosovës se, është parti shumë e guximshme por pa aspak arrogancë.

8) PDK dje nuk do të dilte kjo që doli sikur pala tjetër, konkretisht Qeveria aktuale, të mos bënte ato që bëri dhe ato që la pa bërë.

9) Dje në zgjedhje qytetari i Kosovës ndëshkoj arrogancën politike dhe konfidencën në politikë, me çka tregoj se ai do respekt dhe përkujdes të vazhdueshëm, përndryshe hakmerret dhe ndëshkon me votë.

( Faton Abdullahu është zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ).

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë