Loading…

Rimbursimi i kuponëve fiskalë vazhdon edhe në 2017-ën (Video)

  • 25/12/2016 | 23:34

Rimbursimi i kuponëve fiskalë vazhdon edhe në 2017-ën  (Video)

Qytetarët do të vazhdojnë të fitojnë para nga grumbulli i kuponëve fiskal edhe në vitin 2017

Mbi 14 milionë euro është shuma e përgjithshme që është rimbursuar përmes kuponëve fiskal nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Që nga viti 2015 kur ka filluar kjo kampanjë për të vetëdijesuar bizneset për të lëshuar kuponë dhe qytetarët për t’i kërkuar ato, kjo është vlerësuar si sukses i fiskalizimit të bizneseve dhe parandalimit të ekonomisë informale, shkruan gazetametro.net.

Valentina Bytyqi-Sefa, zëdhënëse në ATK, ka treguar për Tribuna Channel se rimbursimi do të vazhdojë edhe për vitin 2017, vetëm se mënyra e rimbursimit do të ndryshojë.

Ajo ka shtuar se efektet e kësaj formë të shpërblimit të qytetarëve ka pasur përfitime për zbatimin e ligjit dhe edukimin tatimor.

Ndryshe para sa ditëve është thënë se ata qytetarë që po merren me këtë “biznes”,  pra grumbullim të kuponëve fiskalë, nuk do të kenë mundësi më pasi ishte përhapur një propagandë së shumë shpejt do të ndalohet një gjë e tillë nga ATK, mirëpo zyrtarët e ATK-së kanë sqaruar se kjo nuk do të ndodh dhe ashtu doli./ gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë