Loading…

Rina Balaj provokon para pasqyrës, e veshur në bikini thekson linjat e formësuara të trupit

  • 06/07/2022 | 09:09

Rina Balaj provokon para pasqyrës, e veshur në bikini thekson linjat e formësuara të trupit

Artistja e njohur, Rina Balaj përveç që iu qëndron afër fansave me projekte të reja muzikore ajo këtë e bën edhe me postime të ndryshme në rrjetet sociale.


E njohur për linjat e saj joshëse dhe të formësuara të trupit për të cilat përkujdeset me ushtrime intensive në palestër, Rina i ka shfaq edhe një herë ato në një imazhe të ri.

Krijuesja e hitit “Bad Rosita” duket tejet provokuese në foton e realizuara para pasqyrës teksa shihet e veshur vetëm në bikini duke qëndruara para një pasqyre.

Me pamje pa makijazh dhe një palë syze të zeza, vëmendjen morën edhe tatuazhet e shumta që këngëtarja ka në trup.

Ndryshe, kujtojmë që Rina prej muajsh është zhvendosur për të jetuar në Greqi me partnerin e saj Sin Boy.

Ndërkohë përmes rrjeteve sociale ajo ka treguar se edhe atje po punon vazhdimisht për projekte të reja.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit mban titullin “Si ti” që e solli në fund të muajit maj dhe u mirëprit nga fansat e saj duke grumbulluar mbi katër milionë klikime në YouTube deri më tani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë