Loading…

Rinegocim të vijës kufitare me Malin e zi, jo komisione

  • 01/12/2016 | 11:52

Rinegocim të vijës kufitare me Malin e zi, jo komisione

Qfarëdo thirrje e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, për qështjen e Demarkacionit nuk po e bind lëvizjen Vetëvendosje. As kjo e fundit kur kryeministri flet për krijimin e një komisioni i cili do të bënte matjen e territorit të Kosovës.

Mustafa ka sqaruar dje se nuk bëhet fjalë për një komision të ri qeveritar ose për rishqyrtim të procesit të shënjimit të vijës kufitare, por vetëm për të bërë matjen e territorit, duke përfshirë vijën kufitare me Malin e Zi.

Ai, ftoi prapë opozitën që të bëhet pjesë e këtij procesi në mënyrë që t’i hapet rruga kalimit të demarkacionit dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

E me këtë nuk pajtohet Lëvizja Vetëvendosje, e cila po kërkon rinegocim të vijës kufitare.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Driton Çaushi, thotë për gazetametro.net se është jashtëzakonisht absurde të flitet për matje të territorit, duke mos i ditur qartë pikat e kufirit.

Ai, thotë për gazetametro.net se i gjithë procesi i negociimit të vijës kufitare mes Kosovës e Malit të Zi ka qenë në shpërputhje me të drejtën publike ndërkombëtare, duke kritikuar këtu edhe Komisionin shtetëror, i cili sipas Çaushit është treguar joprofesional në mandatin e tij për shenjimin e vijës kufitare, duke caktuar kufi të ri, i cili është në dëm të integritetit territorial të Republikës sonë.

Vetëvendosje përmes Çaushit thotë se problemi i pikës kufitare nuk zgjidhet me komisione të përkohshme.

“Është i domosdoshëm rinegocimi i kësaj vije kufitare, dhe problem i saj nuk zgjidhet me komisione të përkohshme që masin territorim, por me komisionin i cili e rishqyrton në tërësi shenjimin e vijës kufitare duke pasur parasysh faktet e paraqitura nga ekspertët e pavarur mbi këtë çështje. E po ashtu do të duhej themeluar një komision hetimor që e heton Komisionin shtetëror të Murat Mehës, më saktë shkeljet procedurale, por edhe ato penale nëse ka, nga ky komison”, tha Çaushi për gazetametro.net./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë