Loading…
Ring boksi nëpër shkolla: Për dy vite mbi 1 mijë incidente
  • 15/03/2019 | 16:32

Ring boksi nëpër shkolla: Për dy vite mbi 1 mijë incidente

Nëpër shkollat e Kosovës shumëherë është raportua për dhunë fizke, si ndaj nxënësve por edhe e mësimëdhënësve mes vete. Sipas statistikave për dy vite janë regjistruar mbi 1 mijë incidente në shkollat kosovare, trasnmeton Gazeta Metro.


Objektet shkollore kanë filluar të shndërrohen në arena boksi viteve të fundit. Përveç mësimit, aty shpesh po shpërndahet edhe dajak. Vetëm në dy vitet e fundit, numri i incidenteve që kanë ndodhur brenda shkollave ose rreth tyre shkon në më shumë se 1 mijë.

I fundit është ai në një shkollë Kamenicë, ku u përleshën Drejtori dhe një mësimdhënës për një reshovë. Derisa ka raste kur këto incidente kanë përfunduar edhe me vrasje.

Mësimi nuk përfundoi edhe aq mirë të martën në shkollën “Rexhep Mala”, në Topanicë të Kamenicës.

Nxënësit që ndjekin mësimet në këtë shkollë ishin dëshmitarë të një përleshje fizike që ndodhi brenda hapësirave të shkolle. Por, këtë herë në këtë incident u përfshinë vetë stafi i kësaj shkolle, drejtori dhe një prej mësimdhënësve.

Derisa në klasat përreth po zhvillohej mësimi normalisht, në zyrën e mësimdhënësve Drejtori i Shkollës, Qazim Morina dhe mësimdhënësi Avdi Morina, po e grushtonin njëri-tjetrin.

E arsyeja që solli deri te konflikti fizik mes këtyre të dyve po del të ketë qenë reshovi i shkollës, që shfrytëzohet nga stafi për të zier kafenë.

Urdhëresa e të parit të shkollës që të mos përdoret më reshovi nuk u prit edhe aq mirë, dhe solli deri të rrahja. Ata u përleshën mes vete të martën gjatë orarit mësimor, duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime trupore.

Por, ky nuk është incidenti i parë që ka ndodhur brenda hapësirave shkollore në vend.

Viteve të fundit, objektet shkollore kanë filluar të shndërrohen në arena boksi. Përveç mësimit, aty shpesh shpërndahet edhe dajak, qoftë mes nxënësve apo mësimdhënësve.

Sipas statistikave që ka siguruar Gazeta Express nga Policia e Kosovës, vetëm gjatë dy viteve të fundit në shkolla apo përreth tyre kanë ndodhur më shumë se 1 mijë incidente.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, numri i këtyre rasteve shkon në 520. Por, që krahasuar me 2017’ën, numri i tyre është ulur.

Në bazë të statistikave të Policisë, muajt kur kanë ndodhur më së shumti incidente të tilla, po del të jenë nëntori dhe dhjetori. Ndërsa, më së paku incidente po del të kenë ndodhur gjatë pushimit veror, përkatësisht gjatë muajve korrik dhe gusht.

Për të parandaluar incidente të tilla, në Polici thonë se në bashkëpunim me MASHT’in kanë organizuar disa herë aktivitete parandaluese dhe ligjërata vetëdijësuese.

“Vlen të theksohet se aktivitetet janë organizuar nga niveli qendrorë dhe rajonal i policisë varësisht nga nevojat dhe situata e sigurisë në shkollat në kuadër të zonës së tyre të përgjegjësisë”, thuhet në përgjigjet e PK’së drejtuar Gazetës Express.

Ndërkohë, vetëm gjatë këtij muaji Gazeta Express ka raportuar për dy raste të dhunës ndaj nxënësve nëpër shkollat e Kosovës.

Njëri, rast ishte raportuar në Podujevë, ku familja Rama nga Podujeva akuzonin arsimtarin e shkollës “Dëshmorët e Kombit” në Balloc të Podujevës, Shahin Babatinca se e ka sulmuar djalin e tyre, nxënës i klasës së shtatë.

Ndërsa, incidenti tjetër kishte ndodhur në Malishevë. Një mësues i shkollës fillore në fshatin Lladroviq, kishte rrahur nxënësin e tij dhe e kishte larguar nga ora.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë